Ajo është 16 vjeç por ka çuditur rrethet letrare në Gjermani e më tej, me librin e saj. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishim me Gerta Myftarin, vajzën ng Kosova e cila prej vitesh jeton në Gjermani, dhe që në moshë të re ka filluar të shkruajë dhe të jetë në vëmendjen e medias ndërkombëtare. Ajo ka shkruar një roman kriminalistik me 400 faqe, një zhaner mjaft i vështirë sidomos për një vajzë në moshën e Gertës:
‘’ Libri është i shkruar në gjuhën angleze, ndërsa bëhet fjalë për një vajzë të re e cila detyrohet të martohet me një mafiozë, gjatë martesës ajo arrin të mësojë më shumë gjëra mbi jetën e saj’’ shprehet ajo, ndërsa thotë se libri është shkruar në gjuhën angleze, sepse I ka ardhur shumë natyrshëm duke qenë se lexon gjithmonë në atë gjuhë.
Gerta u shpreh se ideja e librit erdhi për shkak se asaj i ka pëlqyer gjithmonë të lexojë dhe zhaneri i kriminalistikës e ka tërhequr më shumë se të tjerët.

A do ta sjellë ajo librin në gjuhën shqipe, për të gjithë ata që i pëlqejnë librat e këtij zhaneri?
‘’ Po është një ëndërr e imja, se unë e dua Shqipërinë shumë, gjuha shqipe është shumë e bukur kështu që kisha pasur shumë qejf me përkthy librin tim në gjuhën shqipe’’ tha ajo.
Komente

