Hysi: Kuvendi s’bën dot pa akademikët, politika të mos i ndajë në të kuq e blu

Ne jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por nuk jemi ekspertë të të gjitha fushave.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit  

Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me 23 universitete publike dhe private, në mënyrë që akademikët dhe universitarët të kontribuojnë në vendimmarrje më të mira të Kuvendit. 

Përfitimi është reciprok. Kuvendi i Shqipërisë do të përfitojë asistencë në formën e një oponence apo dhe draftimin të projektligjeve të ndryshme, por nga ana tjetër ne hapim bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë që është një thesar dhe ajo do të jetë e hapur për kërkuesit shkencorë të universiteteve.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit

Por a do t’ia dalë zëri i akademikëve të jetë më i fortë se interesat politike në vendimmarrje?

Unë besoj që ja ka dalë. Kemi shembullin e reformës në drejtësi. Nuk isha as unë e as kolegët e mi që draftuam reformën, por pedagogët e juridikut që ishin ekspertë të nivelit të lartë. Ne nuk mund të bëjmë dot pa mendimin shkencor të pavarur. Ajo që duhet të bëjmë ne si klasë politike është që t’i dëgjojmë e respektojmë akademikët kur vijnë në komisione. Nuk duhet t’i ndajmë të majtë të djathtë. Ata nuk janë as të kuq, aq blu, ata janë ekspertë. 

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit

 

Njëkohësisht kjo marrëveshje vlen dhe për studentët e këtyre universiteteve, të cilët mund të kryejnë stazhe pranë Kuvendit të Shqipërisë. 

Unë vetë kam pasur një stazhier, tani kam një tjetër. Ata ndjekin gjithë punën time, nga hartimi i ligjeve deri tek kontrolli parlamentar. Sigurisht që ata nuk bëhen pjesë e angazhimit tim si partiak, sepse kjo është politikë. Po pse çdo deputet të mos ketë 1-2 stazhierë. Në këtë mënyrë ne kemi lehtësuar punën e deputetit, por njëkohësisht kemi kontribuar në krijimin e brezit të ri profesionist.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit

 

Buxheti i vitit 2019 është puna kryesore parlamentare e këtyre muajve. Ngelet për tu parë nëse akademikë dhe universitarë të fushës së ekonomisë do të thirren apo dëgjohen për paketën fiskale. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari