Rrahman Domi, i arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia i dyshuar si autor i vjedhjeve së vilave rezidenciale në Farkë, është liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë. 21-vjeçari në foto, u dënua për një krim të rëndë, atë të grabitjes së tre turistëve polakë dhe tentativës për përdhunimin e një femre që ishte pjesë e grupit të turistëve që vizitonin Tiranën.
Ai është dënuar me nga pesë vite për secilin krim, por gjykata i bashkoi dënimin, duke i dhënë 7 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai mori 4.8 vite burg. Sipas policisë ky person është cilësuar i rrezikshëm për shoqërinë dhe veç vjedhjes së banesave, ai është i skeduar nga polica edhe si një person me tendenca për kryerjen e krimeve seksuale. Bashkë me të, është akuzuar edhe Orient Hoxha, dhe Kadim Madani.
Në vitin 2012, dyshohet se ata tentuan të përdhunojnë një turiste polake në kryeqytet, ndërsa kanë grabitur duke rrahur me shkopinj bejzbolli, atë dhe dy bashkëkombasit e saj.
Dy personat e tjerë Orient Hoxha dhe Kadim Madani, morën dënime më të lehta edhe pse vepra penale që ata kishin kryer ishte e rëndë dhe ishte kryer në bashkëpunim. Ata janë hetuar nga prokurori Petrit Hysi dhe janë gjykuar nga
Manjola Xhaxho. Vetëm pak kohë pas lrimit, Domi i është rikthyer aktivitetit të tij atë të vjedhjes së banesave.
Rrahman Domi personi shihni në këtë foto, është i dyshuar për vjedhjen e vilave të shtrenjta në Farkë, ku banojnë njerëz të njohur të artit, biznesit dhe politikës. Brenda tri ditëve, sipas burimeve të policisë, përkatësisht me datat 29, 30, dhe 31 korrik ai ka mundur të grabisë 6 banesa në këtë zonë ndërsa dyshohet se është përgjegjës për një seri vjedhjesh në zonën e Saukut dhe në rrugën e Elbasanit gjatë këtij viti. Veç Domit, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në vjedhjen e bllokut të vilave rezidenciale në zonën Farkës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë vendos më 12 shtator për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues
19 Gusht 2022, 10:25
-
U mbaron mandati, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ (EMRAT)
8 Tetor 2021, 16:05
-
Gjykata 'gjen' fantazmën Çlirim Gjata pas shkrimit të Carlo Bollinos, i cili i përgjigjet
13 Tetor 2020, 13:46
-
Bollino: Shpifi dhe fshihet, kush e njofton Çlirim Gjatën që gjykata po e kërkon prej 15 muajsh?!
11 Tetor 2020, 19:59
-
Gjonaj kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149: Kodi Zgjedhor pengon ngritjen e Gjykatës së Lartë
21 Shtator 2020, 11:53
-
Do vlerësojnë procesin zgjedhor 2021, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor betohen (FOTO)
10 Shtator 2020, 10:15
-
Miratohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor! Ja emrat e tyre, shorti 'lë jashtë' Dvoranin (VIDEO)
8 Shtator 2020, 12:52
-
16 emrat për 8 vende në Kolegjin Zgjedhor, mes tyre Dvorani
7 Shtator 2020, 19:06
-
Ekskluzive/ Gjyqtarët që bëjnë deri në 6 punë njëherësh dhe pagat që marrin
30 Mars 2020, 12:46
-
120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar, nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku, që mbylli dosjen ‘Basha’ për lobimin rus
12 Mars 2020, 16:24