Ish oficeri i Policisë Gjyqësore të Operacionales, Igli Haxhiaj, i arrestuar nga SPAK se dyshohet se dekonspiroi hetimin për grupin e Visit të Pojës me autoritetet italiane, mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në nxjerrjen e sekreteve hetimore.
Report Tv siguroi dosjen, në të cilën janë administruar biseda të shumta të tij në “SkyECC” me Denis Myftiun, i shpallur në kërkim, ku flitet për pazaret e dhënies së informacioneve. Interesant është fakti që Igli Haxhiaj nuk i kërkon para në këmbim të informacioneve vetëm për vete, por edhe për 2 të tjerë, 15 mijë euro, nga 5 për secilin.
"Vlla kjo punë ka një kosto dhe po deshe ok po s’deshe ti e di..... që të të ndihmoj dhe ke për ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mijë vlla. Une kam burrëri dhe të tregoj gjithçka, por duhet ti me bashkëpunu dhe mos lon me dyshu që nga e ke marr vesh. Por do e bëjmë rastësisht, dmth që ti e vërteton dhe mos biesh në sy nga e more vesh", shkruan Haxhiaj.
Dhe në fakt kështu është bërë. Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Ky informacion është dhënë si dhuratë, por sipas burimeve, në vijim Haxhiaj i thotë se çdo informacion që do t’i kërkohej do të paguhej.
"Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo ishte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla", i shkruan Haxhiaj.
SPAK ka dyshime se Igli Haxhiaj është përfshirë edhe trafikun e drogës. Atij i janë gjetur në “SkyECC” edhe biseda më përdorues të tjerë, me të cilët flet për shitje dhe transport droge.
Igli Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me çmim?
Igli Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?... Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
Igli Haxhiaj : Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
Deri tani, nuk ka prova të jenë sekuestruar sasi narkotikësh dhe si pasojë nuk është kryer ekspertim nëse kemi të bëjmë me kokainë. Bisedat ngrenë dyshime për shitje, blerje apo transporti droge, pavarësisht nëse episodet janë realizuar apo jo, por ende nuk ka një akuzë ndaj tij për trafik.
Ndërkohë, Denis Myftiu, që vijon të jetë në kërkim nga SPAK, është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali. Në vendin fqinj, konkretisht në Bergamo, ka bashkëpunuar me Saimir Barotin, i cili po ashtu dyshohet i përfshirë edhe në transferimin e parave të drogës që shitej në Itali dhe jo vetëm, pasi i dërgonte nga Zvicra përmes sistemit “Haëala”.
Këtu del në pah një strukturë e tërë e transferimeve, i cili menaxhohej nga Tirana nga Ervis Ferizaj. Ferizaj, sipas burimeve hetimore, kishte mundur të krijonte lidhje bashkëpunimi me agjenci të transfertave të parave në Zvicër, të cilat merrnin 6% fitim. Ferizaj dyshohet të jetë edhe pjesë e trafikut të drogës po ashtu.
Haxhiaj, i cili së fundmi ishte transferuar te Antiterrori, është lënë në burg nga GJKKO këtë të premte, edhe pse para togave të zeza pretendoi se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me ta.
Efektivi, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor, thotë se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC.
Tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri.
Për këtë operacion, Italia ka shpallur në kërkim edhe Visin e Pojës dhe anëtarë të tjerë të grupit. Ata dyshohet se kanë trafikuar 1.3 kokainë nga Amerika e Jugut në Itali gjatë viteve 2020-2025. Doçi dhe dy anëtarë të tjerë Denis Myftiu dhe Erion Kapidani lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitetin kriminal.

Igli Haxhiaj, sot oficer i Antiterrorit, është pjesë e një prej bandave më të mëdha kriminale shqiptare me shtrirje në Evropë me aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike. Në kohën e ushtrimit të plagjishmërisë, Haxhiaj ka qenë pjesë e skudarës së Operacionales dhe se i ka shërbyer grupit kriminal të Visit të Pojës duke u dhënë informacione sekrete mbi lëvizjet e policisë, në këmbm të parave. Ky grup kriminal u godit ditën e djeshme nga një operacion i përbashkët me SPAK dhe homologët në Itali.
Në një fragment të dosjes hetimore dhe nga dokumentimi i bisedave të shmëbyera në aplikacionin SkyECC, shihet sesi Igli Haxhiaj bën pazar për shkëmbim të informacioneve.
Pjesë nga dosja hetimore:
4. Komunikimi HY67U7 – EC72PV, datë 14.12.2020, ora 21:36 – 21:58
I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.
EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.
I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, per ca behet fjale, a ska interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet.... Ok vllai....Po noi 5€, mos ta vrasim...thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak.... po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk...shife ca do thot.
Nga analiza e këtij komunikimi rezulton se shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj zhvillon një bisedë të detajuar me përdoruesin “EC72PV”, ku diskutohet mënyra e ofrimit të informacionit konfidencial kundrejt përfitimit financiar. Në fillim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i shprehet bashkëbiseduesit se “epo ti e di është vllai, po pati deri atëherë patjetër”, duke i lënë të kuptohet se çështja varet nga interesimi i palës së tretë.
Në vijim, EC72PV kërkon sqarime se çfarë duhet të komunikojë, ndaj shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i përgjigjet duke i sugjeruar që pala e interesuar duhet të informohet për çfarë bëhet fjalë dhe nëse ka realisht interes. Ai i udhëzon që t’i thotë palës se pasi të japë lekët, do i japin informacionin.
Në vijim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj shton se, në rastet kur personi i interesuar do të ketë siklete, duke nënkuptuar situata të rrezikshme apo kontrolle policore, ata do ta njoftojnë, duke ofruar edhe informacione të vazhdueshme. Ai e përmend haptazi kërkesën për përfitim monetar, duke i thënë bashkëbiseduesit: “o vllai të na japë noi kave”, duke iu referuar një shume në euro. Sipas tij, çështja nuk është në dorën e tyre për t’u mbyllur, pasi atë e ka dikush tjetër, por sërisht ai kërkon që identiteti i tij të mos zbulohet, duke theksuar: “mos i thuaj kush jam unë, mos ta dij fare se s’dihet çfarë flet”.
Në këtë komunikim, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj përmend edhe shumën e kërkuar, duke propozuar “noi 5€” duke nënkuptuar 5.000 euro. Ai i sugjeron bashkëbiseduesit se si të justifikojë këtë kërkesë, duke i thënë të përmendë faktin se ndaj palës së tretë ka pasur hetime të mëparshme, se kur ka sjellë një sasi të madhe e kanë marrë në telefon dhe ka qenë me dy goca.

Në të tjera biseda mes ish-efektivit Igli Haxhiaj zbulohet se si ai bënte Pazar për të shitur informacionet hetimore. Pasi kontaktoi me Denis allias Dario Myftiun për t’i shitur informacionet hetimore, ata e kishin lënë për tu takuar. Në një bisedë me një person tjetër, që duket se ishte mik i përbahskët mes Haxhiajt dhe Myftiut, ish-oficeri i shkruan se do t’i thotë kam një informacion dhe e shes, e e do apo jo? Në të kundërt, nëse ai refuzon, ish-oficeri i thotë se nuk ka për çfarë të takohet me Myftiun.
Pjesë nga dosja hetimore
8AIVIH: He file ca behet, u lidhe me?
I.Haxhiaj: O zemra a ike ti? Jo vlla, me tha takohemi te henen, sjam duke u mor me te, do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???, po se deshi vk, skam ca takohem me ate... .
Në këtë bisedë midis Igli Haxhiaj dhe përdoruesit me kod pin 8AIVIH ata komunikojnë përsëri lidhur me shtetasin Dario Myftiu, duke iu referuar pikërisht për bisedën midis shtetasit Igli Haxhiaj dhe Dario Myftiu. Shtetasi Igli Haxhiaj i shpjegon se, “me tha takohemi të henen” dhe në bisedën e datës 05.12.2020 shtetasi Dario Myftiu i ka thënë atij se “takona nga e hona, se neser jam me kalamojt”, duke u konfirmuar fakti se flasin për të njëjtin person. Po kështu, në këtë bisedë shtetasi Igli Haxhiaj konfirmon tej çdo dyshimi faktin se veprimet e tij janë kryer për qëllimi përfitimi monetar, pasi shprehet se, “do i them, kam nje info dhe e shes, A e do???”.
Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme provohet fakti se përdoruesi i kodit pin 8AIVIH është njohje e përbashkët e shtetasve Dario Myftiu dhe Igli Haxhiaj dhe është pikërisht personi që Igli Haxhiaj i referohet në bisedat e tij me Dario Myftiu si “shoket” e përbashkët midis tyre.

Nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SkyECC, dalin në dritë bisedat e shëmbyera nga oficeri i Antiterrorit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në përgjithësi bisedat konstatojnë në gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër (kokainë) ndërsa kërkohet dhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë. Në një episod, Haxhiaj i kërkon një tjetër personi mundësimin e futjes në Shqipëri futjen e 4-5 copë (referuar pakove të kokainës) për llogari të tij.
Pjesë nga dosja hetimore:
Biseda e datës 10.02.2021.
I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
1UN9CQ: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
I.Haxhiaj: ajo eshte.
1UN9CQ: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
I.Haxhiaj:
Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
1UN9CQ: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
1UN9CQ: ca vendi jane
I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
5. Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.
8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
I.Haxhiaj: ok dhe te them...sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem
I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
8AIVIH: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
Bisedë e datës 15.12.2020.
8AIVIH: File holland 29.5, eshte malli jon …
I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
8AIVIH: Vetem skemi shume kile se po shperndahen... Hap gojen sa do.
I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…
Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…
8AIVIH dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej…

Visi i Pojës dhe Igli Haxhiaj
Pjesë e grupit të organizuar kriminal të goditur një ditë më parë nga SPAK në bashkëpunim me homologët në Itali, ishte dhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Në kohën e konsumimit të këtyre veprave penale, Haxhiaj ka qenë pjesë e skuadrës së Operacionales ndërsa ka bashkëpunuar edhe për trafikun e drogës me grupin kriminal të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SkyECC konstatohet se igli Haxhiaj mban komunikime me persona të ndryshëm dhe komunikon për tregtimin e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Midis të tjerave, disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:
1. Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.
SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?
I.Haxhiaj: Kjo është si punë?
SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall
I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
SEJRCV: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
2. Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.
FM369H: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?... Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
Bisedë e datës 01.03.2021.
FM369H: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
FM369H: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k ... e marrim 30k.

Ish oficeri ti arrestuar, Igli Haxhiaj, e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. Në dosjen që Report Tv ka siguruar, janë të gjitha bisedat kur Igli Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet”,.
Madje i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”.
“Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese”, argumenton SPAK në dosje.
BISEDA E PLOTË
I.Haxhiaj: Ca bone.
D.Myftiu: Ca bone ti, mir kalojm, ca bone ti.
I.Haxhiaj: Fola pak me ata shoket, se dhe mire mos me u njof vetem per me dal une, dhe me thane qe kishe meraqe per gjoba gjera, dhe jo vete, nuk behet fjale se une prandaj erdha me ata. Po me sigurove ti qe sme nxjerr neper biseda takohemi dhe bashke, po nuk te kam ardh kot. Kam plot varjante po erdha se te njifnin cunat. Dhe cunat jan garanci qe une sjam pa lidhje tek ty. Sepse keto biseda dihet si jane. Ti alarmohesh dhe gabon dhe padashur.
D.Myftiu: Nai merak nuk kam, po boshim muhabet, por gjithsesi takona nga e hona, se neser jam me kalamojt, dhe pijm nai kafe e diskutojm.
I.Haxhiaj: Blla po deshe te diskutojme duhet me ardh me mendje te qarte qe po te ndihmoj jo qe po ta fus, se nuk jemi nga ata, mire eshte mos njifemi. Kemi kontakt dhe nqs do une do te te them cdo gje dhe te bashkepunojme mos bisesh ne sy tek te tjeret, se kam hall se do flasesh per mua, dhe merret vesh, por avash avash, jo me te bo nder dhe me gjet qeder.
D.Myftiu: Ca kom me fol spo te kuptoj, ec o vlla takona folim diskutojm, ca mundsish ke me ndihmu, dhe ku jam per tu ndihmu un.
I.Haxhiaj: Une qe te thash dhe per branilin sta thash kot, si cova njeri atij se ai rri dru ne mall, dhe ti e di, dhe une e di. Vlla kjo qe po te them ka ne kosto se sjam vetem une ne kete mes dhe i kam dal une per zot me te ndihmu se te njiftin cuna.
D.Myftiu: Jo di tamom se sesht qe rrin me mu.
I.Haxhiaj: Nuk jemi per lojra fjalesh kot, po, ok vlla, me fal mua se ndoshta te bezeisa vlla, une e pashe si detyrim nga shoket e mi, me fal mua, qe ste takoj eshte vetem mos digjem une, vllai im se kam problem te flas me ty, nqs ti je i qet ma boj hallal se te shqetesova. Djegiq ime vjen se ti do gabosh dhe vij te te ndihmoj dhe skam pse te rrezikoj.
D.Myftiu: Nuk ka lidhje kjo tani, ske pse digjesh si do digjesh.
I.Haxhiaj: Po ka lidhje se po bojm lojna fjalesh vlla, une qe po vij sjam kalamo, erdha per arsye se mendova qe jan muhabetet me te qarta, une po fola ngelem borxh tek te tjeret, se i dola une per zot kesaj pune, digjem se ti je i alarmuar dhe gabon vlla. Kete qellim kisha me te ndihmu, ti je ne rregull... po se sje i qete.
D.Myftiu: Po te them... po deshe te takona te folim ok.
I.Haxhiaj: Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di, se vuna dhe shoket ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.
I.Haxhiaj: Po vazhdove me iden qe eshte gjob po te them prap qe me fal mua, jo cjo nuk eshte gjob, o vlla miq jemi me te gjithe, kur mendon gjoben je gabim se gjoba nuk vehet mes shokesh. Po varjanse fjalet e shumta fukarallik, ma boj hallal mua qe te bezdisa. Me po na thua per miq dhe burrnia ime eshte kjo, Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo iahte vetem per shoket, dhurat, noten, nuk eshte gjob, e ke gabim. Nje informacion kudrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla.

Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e efektivit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj të arrestuar pasi dyshohet për lidhje me grupin e trafikut të drogës të Elvis Doçit. Haxhiaj dekonspironte operacionet e policisë, si edhe shiste informacione hetimore në këmbim të parave. Në një prej bisedave të zbardhura nga SkyECC, Haxhiaj komunikon me një person, ku e informon se Denis Myftiu dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin.
Në bisedën e mëposhtme, tregohet se Igli Haxhiaj ofron të japë informacionin për veprimet hetimore, në shkëmbim të përfitime monetare, duke u shprehur se, “besoj ai e di që ka një kosto”.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky çuni qe mund ta ndihmosh.
I.Haxhiaj: Të kam shkruajtur qepar.
8AIVIH: Se jam me kte
I.Haxhiaj: Po ka ca gjera, unë çova dike atë dite që kapen braniolin, po ai shoku doli vonë, fëmijet ja çoj nusja.
8AIVIH: Po për ktë tani, çfarë është ajo qe mund ta ndihmojmë.
I.Haxhiaj: Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer në sy dhe për mua.
8AIVIH: Çfarë halli ka ky kte moment, pse po i rrin nga pas, se po me pyet.
I.Haxhiaj: Ti bëjmë gjerat sikur ndodhin rastësisht, po u than muhabetetet mbaron pune ai.
8AIVIH: Une e kam bere burgun per italiant... aha ok.
I.Haxhiaj: Ne rregull thuaj, ai e di.
8AIVIH: Kete po i them.
Më vonë, Haxhiaj komunikon në SkyECC personalisht me Denis Myftiun, anëtarin e grupit të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Që t’i japë informacion hetimor, Haxhiaj i kërkon Myftiut 15 mijë euro, duke i thënë se janë 3 veta që marrin nga 5 mijë euro.
“Kete qellim kisha me te ndihmu.......Vlla kjo pune ka nje kosto dhe po deshe ok po sdeshe ti e di..... qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla...... Jemi 3 veta nga 5 mij vlla...... Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh”.
Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qënë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Nga këto biseda provohet qartë fakti se shtetasi Igli Haxhiaj informacionin e ofron në këmbim të përfitimeve monetare, duke i komunikuar se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla”, shumë e cila duke u vlerësuar edhe në lidhje përmbajtjen e komunikimeve të tjera, vlerësohet se i korespondon shumës 15,000 Euro.

Efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj
GJKKO ka lënë në burg efektivin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët me Italinë kundër trafikut të drogës. Haxhiaj pretendoi para togave të zeza se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me anëtarët e grupit që akuzohen se trafikuan 1.3 tonë kokainë drejt Italisë në 5 vite.
Efektivi i Antiterrorit pretendon se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC. Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor. Ai u arrestua në Akademinë e Sigurisë, ndërsa gjatë kohës kur ka bahskëpunuar me grupin e Elvis Doçit ka qenë tek forcat Operacionale dhe dyshohet se ka dekonspiruar edhe operacione policore.
Ndërkohë, tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri.











