Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi gjatë një takimi elektoral zhvilluar në Sarandë ndërsa kërkoi votën e 21 qershorit shfrytëzoi rastin për t’i kthyer përgjigje edhe palës greke e cila përmes një deklarate kundërshtoi emërimin e tij në postin e nënkryetarit të Kuvendit

"Nëqoftëse dikujt i dhemb syri kur një shqiptar i Çamërisë është nënkryetar i Parlamentit, është problem i tyre. Nëqoftëse dikush mendon se mund të urdhërojë se çfarë do të bëhet në Shqipëri, është prapë problem i tyre. Ne na duhet të jemi bashkë. Ne na duhet një Sarandë që të jetë e mbështetur me investime, sepse Sarandën e ka bekuar Zoti”, tha Idrizi.

Ai theksoi se Saranda i ka të gjitha mundësitë për t'u zhvilluar në një atraksion turistik jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin

"Bashkia e Sarandës, që unë mendoj se duhet të ishte më e madhe duhet të marri vendin që meriton, t'i kthehet dinjiteti, të bëhet një vend turistik, arkeologjik, historik, ashtu siç i takon Sarandës. por që ta bëjmë këtë gjë, unë dua të ftoj të gjithë ata që ndjejnë kauzën e kësaj partie, por edhe të gjithë sarandiotët që të bëhen pjesë e PDIU, një parti që do të mbështesë të gjithë qytetarët e Sarandës”, u shpreh kreu i PDIU-së. 

PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e Qarkut të Vlorës me kandidatë për këshillat bashkiakë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)