Papunësia është ulur sërish, sipas Institutit të Statistikave. Shifrat zyrtare tregojnë se në fund të tremujorit të tretë, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është në nivelin 11.4 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.8 pikë përqindje. Një vit më parë, kjo shifër ishte në nivelin 12.2%.
Nga ana tjetër, rezulton të jetë rritur edhe punësimi. Instituti i Statistikave bëri me dije se në tremujorin e tretë 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61.5 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3.3 %.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 62%, ndërsa për burrat ky tregues është 77.7%. Pra, për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15.7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Por, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2.7 pikë përqindje dhe për burrat është rritur me 0.3 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 52.5 % me një rritje prej 1,1 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6% në sektorin e industrisë, 4.8% në sektorin e shërbimeve dhe 0.2% në sektorin e bujqësisë.
( Kliko këtu ) Të dhënat e plota të Instat
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.7%
-
Keq
59.4%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 389
Lajme të tjera
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill, 07:25
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Zaloshnja: Panorama statistikore e punësimit të banorëve të rritur në Shqipëri
17 Prill, 09:07
-
Lehtësi fiskale të rinjve të punësuar, një pjesë e tatimit mbi pagën do u kthehet mbrapsht! Taksim 23% vetëm për pagat mbi 250 mijë lekë
16 Prill, 16:26
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17