3 mujorin e dytë të këtij viti vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë, ndërsa lindjet vijojnë tendencën rënëse referuar të dhënave të fundit të INSTAT. Në prill, maj dhe qershor të këtij viti kanë lindur 5269 fëmijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 lindën 5452 fëmijë, pra 183 fëmijë më pak, ose thënë ndryshe një rënie me 3.4%.
Ndërsa numri i vdekjeve është 5014 jetë të humbura nga 4950 që ishin në 3 mujorin e dytë të 2023, duke shënuar kështu një rritje me 64 vdekje më shumë ose 1.3%. Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.
Nga 12 qarqe të vendit, me 4 prej tyre kanë rritje të lindjeve, ky kryeson Tirana me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa Korça është qarku që ka 187 vdekje më shumë sesa lindje. Në Tiranë gjatë muajve prill, maj dhe qershor kanë lindur 2013 foshnje, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët 70 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me 2023 e ka Berati me 3,2%, ndërsa rënien më të madhe e ka Gjirokastra me 18,6%.
Sa i takon vdekshmërisë në vend, sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2024, numrin më të ulët të vdekjeve e ka shënuar Kukësi me 110 vdekje, i ndjekur nga Gjirokastra me 162 humbje jete, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje, dhe më pas vjen Fieri.
Në përqindje uljen më të madhe të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.
LINDJET NË SHQIPËRI
Prill-Qershor 2023 5452 fëmijë
Prill-Qershor 2024 5269 fëmijë
DIFERENCA -183 fëmijë
VDEKJET NË SHQIPËRI
Prill-Qershor 2023 4950 jetë të humbura
Prill-Qershor 2024 5014 jetë të humbura
SHTESA E POPULLSISE
Prill-Qershor 2024 5269 fëmijë
Prill-Qershor 2024 5014 jetë të humbura
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.7%
-
E Komitetit Olimpik
12.9%
-
E qeverisë
3.4%
Vota total: 7572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
11 Gusht, 20:49
-
Ishte dehur dhe rrëzohet në rrugë, vdes në spital 42-vjeçari në Pogradec
10 Gusht, 19:40
-
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
6 Gusht, 15:35
-
Tiranë/ Ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari
30 Korrik, 15:51
-
Itali/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi
19 Korrik, 16:51
-
‘Superleku’ tkurr fitimet e bizneseve, eksportet në krizë! Turizmi nuk rrit importet
18 Korrik, 16:12
-
Eduard Zaloshnja: 1.7 milionë turistë nga Kosova? Gjithsej 1.6 milionë banorë ka Kosova…
15 Korrik, 14:21
-
Gjermani/ U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari humb jetën në spital
14 Korrik, 14:06
-
Bie numri i të vetëpunësuarve
13 Korrik, 08:43
-
Bie numri i bagëtive, ulet me 8% prodhimi i qumështit! Në 2023 u grumbullua 101 mijë tonë më pak se në 2022
11 Korrik, 19:35
-
Lezhë/ Gruaja lind fëmijën në ambulancë, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë
11 Korrik, 14:53
-
Vdekjet pësuan rënie më 2023, por ato nga tumoret u rritën
11 Korrik, 07:24