INTERVISTA/ Virusi Zika, shenjat
 e sëmundjes dhe si transmetohet

INTERVISTA/ Virusi Zika, shenjat<br /> e sëmundjes dhe si transmetohet
TIRANE - Viruzi Zika është një virus i rrezikshëm që transmetohet nga mushkonjat te njeriu ose nga nëna tek fëmija. Ky virus deri tani ka prekur vendete Amerikës Latine por raste janë shfaqur edhe në Europë, si në Francë, Britnai dhe Itali. Sipas specialistes të Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pavarësisht rasteve të shfaqura në Europë, Shqipëria nuk rrezikon të preket nga ky virus. Sipas saj, në vendin tonë ka prezencë të mushkonjave, por nuk është zbuluar asnjë rast me virusin Zika. Gjitashtu specialistja e ISHP-s, thotë se në rrezik janë vetëm personat që udhëtojnë drejt vendeve të Amerikës Latine, kryesisht Brazilit.
 
Prej disa muajsh vende të Amerikës Latine, por edhe Europa është prekur nga virusi Zika. A mund të na thoni çfarë është ky virus?
Është e vërtetë virusi është rishfaqur muajt e fundit. Virusi është dalluar për herë të parë që në vitin 1947, ku janë prekur prekur për herë të parë kafshët, konkretisht te majmuni, në një pyll Zika, nga i cili ka marrë dhe emrin. Ndërsa tek njerëzit është shfaqur në vitin 1952. Që nga ai vit ka patur disa raste kryesisht në zonat tropikale dhe subtropikale , por meqenëse vektori(mushkonja) që transmeton virusin e Zikës shtegton, atëherë rreziku mund të jetë në çdo vend. Duke qënë se lëvizjet e mushkonjave dhe lëvizjet e njerëzve nuk mund të pengohen, është një virus që mund të transmetohet nga një vend në tjetrin. Prezenca e vektorëve është edhe në Shqipëri, por si virus nuk është konstatuar as në njerëz as te kafshët.
 
Cilat janë disa nga simptomat e këtij virusi?
Është një virus që ka simptoma, kryesisht me prekje të muskulaturës, dobësi, kemi temperaturë, dhimbje koke, shenja të përgjithshme të sëmundjeve infektive. Prezenca e kërtij vektori në Shqipëri është, por nuk është nevoja për panik. Nëse pickon një mushkonjë e infektuar me virusin e zikës, transmetimi bëhet menjëherë tek njeriu.
 
Në Shqipëri a ka ndonjë rast me këtë virus, pas ditët e fundit janë zbuluar persona të prekur në Britani, Francë por edhe në Itali?
Është e vërtetë. Kemi raste me virusin Zika të konfirmuar në rajonin e Europës. Fakti është që tendenca në rritje e numrit të rasteve të shfaqura në Brazil apo të politikave shëndetësore që kanë një prezencë më të lartë të numërit të njerëzve të prekur, ka bërë që sensibilizimi të jetë i madh. Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me virusin Zika në njerëz, pavarësisht se prezenca në disa vende, si Italia, Franca etj, të konfirmuar tashmë në mënyrë fillestare, sigurisht sensibilizimi i strukturave shëndetësore është i lartë dhe ndërkohë është forcuar mbikëqyrja për kontrollin e këtij virusi.
 
A mund të na thoni cilat janë disa nga pasojat e virusit Zika?
Në përgjithësi është me një simptomatikë të lehtë. Si çdo sëmundje infektive, ka një përqindje edhe vdekjeprurëse, por mund të themi që vdekjet janë shumë të rralla.
 
Si transmetohet ky virus?
Janë shumë të rëndësishme rrugët e transmetimit. Në qoftë se një vektor apo mushkonjë, që është e gjinise Aedes, është e infektuar me virusin Zika, atëherë ajo bën transmetimin tek njeriu vetëm nëse e pickon. Ndryshe nuk transmetohet. Kjo është rruga më e shpeshtë. Një tjetër rrugë tjetër e përhapjes është transmetimi nga nëna tek fëmijët, kryesisht gratë shtatëzëna, të cilat infektohen në tre mujorin e parë të shtatëzanisë. Një nga patologjitë që mund të shfaqet është mikrocefalia, ku fëmijët e vegjël apo të sapolindurit konstatohen nga mjekët mbasi lind nëna dhe lind bebin me kokën e vogël dhe pa zhvillim normal trunor.

Por duhet theksuar se këto janë patologji që shfaqen shumë rrallë. Një rrugë tjetër transmetimi, por që transueshmëria është shumë e rralë është ajo nëpërmjet rrugëve seksuale. Prek çfarëdo lloj moshe, por kryesisht grupet vurnerabele. Megjithatë sensibilizimi dhe ndjeshmëria që ka për këtë virus për të parandaluar qoftë edhe pickimin e një mushkonje, janë shumë të rëndësishme për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje.
 
Cilat janë disa nga këshillat që mund t’u jepni qytetarëve që udhëtojnë në vendet ku ka rrezik, por edhe atyre që jetojnë në Shqipëri?
Për udhëtimet drejt vendeve të Brazilit apo të Amerikës Latine, apo vendeve të cilat kanë një tendencë në rritje të këtyre rasteve duhet patur një kujdes. Fakti është që qytetarët shqiptarë udhëtojnë shumë pak drejt këtyre vendeve. Mund të themi se të gjitha rastet që janë zbuluar në Europë janë tek udhëtarët, pra ata që vijnë nga vendet e Amerikës Latine. Vet udhëtarët kur shkojnë në këto vende marrin një këshillim.

Duhet patur kujdes që lëkura të lyhet me kremra në kur lëvizet në ambjente të jashtme. Vërtet nuk jemi në fazën aktive të shumëzimit të mushkonjanve, të vektorit që është prezent edhe në Shqipëri. Duhet thënë që të njëtat masa që ne ndërmarrin edhe në sezonin e Verës për parandalimin e pickimit të mushkonjave.

Eleminimi i atyre pellgjeve që ndodhen pranë shtëpive tona që depozitohet ujë për një kohë të gjatë, ambjentet ku mbajmë vazot e luleve që mbajmë pllaka poshtë tyre të cilat mbledhin sasi të vogla uji por që janë favorizuese për kultivimin e larvave të mushkonjave, sigurisht janë element të cilat duhet patur kujdes pasi bëjnë parandalimin e viruzit Zika nga mushkonjat tek njeriu. Megjithatë duke mos pasur asnjë rast shqiptar, duke qenë vektori present por virusi nuk është prezent, nuk ka pse të ketë panik, por gjithsesi sensibilizimi i popullatës duhet të jetë në nivele maksimale.  
 
Ja çfarë është virusi Zika dhe ku është zbuluar
Virusi Zika përhapet nga mushkonja aedes aegypti, që gjithashtu mbart ethet tropikale dhe verdhëzën. Virusi u zbulua së pari në Afrikë në vitet 1944, por tani është përhapur në Amerikën Latine. Shkencëtarët thonë se kanë prova në rritje për një lidhje me mikrocefalinë, që shkakton lindje të bebeve me kokë të vogël. Ndërsa virusi Zika mund të sjellë temperaturë dhe skuqje të lëkurës, shumica e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe nuk ka kurë të njohur. E vetmja mënyrë e njohur për të luftuar virusin është të pastrohet uji i pellgjeve ku rrinë mushkonjat dhe të merren masa për mbrojtjen kundër pickimeve të mushkonjave.

Mikrocefalia është një gjendje shëndetësore ku koka e një bebeje është shumë më e vogël se zakonisht. Mund të ndodhë për shkak se truri i bebes nuk zhvillohet siç duhet gjatë shtatzënisë ose ndalon së zhvilluari pas lindjes. Mikrocefalia mund të jetë një gjendje shëndetësore e izoluar, që do të thotë se ndodh pa shkaktuar defekte të tjera në lindje, por mund edhe të ketë pasoja zinxhir.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë