Aeroporti i parë i Tiranës u ndërtua nga fashistët në vitet Tridhjetë në zonën e kryeqytetit që për këtë arsye tani njihet sot si ish-fusha e aviacionit. Siç mund ta shihni në këtë hartë origjinale, aeroporti ishte i vendosur në atë kohë jashtë qytetit, afër Rrugës aktuale të Kavajës, e cila në atë kohë quhej Bulevardi Musolini. Kjo është e njëjta zonë e qytetit ku regjimi komunist më vonë ndërtoi Klubin Sportiv Partizani (duke transferuar aeroportin në Rinas) dhe ku familja Berisha në kohët e fundit ndërtoi ato 17 kulla.
Report Tv hetoi në arkivat e shtetit, duke zbuluar të paktën tre dokumenta të shpronësimit të tokës së firmosur nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilat figurojnë pikërisht emrat e familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja, domethënë paraardhësit e Jamarber Malltezit nga i cili ai trashëgoi tokën . Bëhet fjalë për dokumentat ekskluzive të pabotuara më parë. Siç e lexoni në këtë dokument të parë, është një "Plan i Detajuar i Shpronësimit": emri i familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja shfaqet në numrin 9, dhe për ata qeveria shqiptare e asaj kohe synonte të shpronësonte 3,847 metra katrorë për punimet e zgjatjes së aeroportit. Harta tregon parcelën me tokën Begeja.
Dokumenti i dytë është dekreti numër 90 i 29 prillit 1942, me të cilin Francesco Jacomoni, përfaqësuesi më i lartë i mbretit italian, Vittorio Emanuele III, i cili sundoi mbi Shqipërinë e pushtuar nga fashistët, urdhëron që të konfiskohet fillimisht për gjashtë muaj një seri pronash gjithmonë e destinuar për zgjerimin e aeroportit të Tiranës. Midis 22 pronarëve të përfshirë në procedurë, siç thuhet në këtë listë të botuar në gazetën zyrtare dhe mbretërore të 15 majit 1942, emrat e Mahmud dhe Xhemal Begeja shfaqen në numrin 7. Në këtë rast, siperfaqja e konfiskuar nuk tregohet.
Por është dokumenti i tretë i zbuluar nga Report TV që krijon dyshimet më të mëdha.
Ky është një tjetër "Plan i Detajuar i Shpronësimit" i Ministrisë dhe Punëve Botërore italiane në Shqipëri, në të cilin shfaqet me numrin 5 përsëri emri i pronarëve Mahmud dhe Xhemal Begeja, të cilëve qeveria shqiptare e asaj kohe, synonte t'u shpronësonte 28.200 metra katrorë, gjithmone për të ndërtuar zgjerimin e aeroportit. Harta e bashkangjitur në listë tregon edhe parcelën që i përket familjes Begeja. Siç mund ta shihni qartë, parcela 5 e tokës Begeja, që qeveria fashiste synonte të shpronësonte ka një formë trekëndore që kufizohet në jug me rrugën Kroj dhe Shëngjin.
Por siç rezulton në këtë gentpaln, bashkangjitur vendimit të 25 Prillit 1996 me të cilin iu kthyen familjes Begeja 28,000 metra katrorë pronë, parcela ka cuditerisht të njëjtën formë trekëndëshe, të njëjtën madhësi dhe të njëjtin kufi me Kroj e Shengjini me atë parcelë 28.200 metra katrorë që qeveria fashiste synonte të shpronësonte. Nga një shikim i parë duket e njëjta tokë në të cilën, siç dëshmohet nga vendimi i Agjencisë së kthimit e kompensimit të pronave i datës 25 Prill 1996, u ndërtua më vonë nga qeveria komuniste klubi i Partizanit, dhe të cilin Jamarber Malltezi dhe trashëgimtarët e tjerë e rimorën nga shteti pa paguar asnjë lek.
Ndryshe nga ajo që u bë më vonë nga regjimi komunist, i cili kapi pronat pa asnjë kompensim për pronarët, qeveria fashiste në fakt, siç e tregon ky dokument i vitit ’40, si në rastin e shpronësimit të përhershëm ashtu edhe në konfiskimin e përkohshëm, kompensoi pronarët duke paguar qira ose duke paguar vlerën e pronave që hynin kështu për të qenë pjesë e pasurive të shtetit.
Por ato parcela, a ishin shpronësuar dhe paguar nga shteti familjes Begeja, ashtu siç kishin planifikuar të bënin sipas dokumentave? Apo plani i shpronësimit mbeti vetëm në letër?
Për fat të keq nuk ka dokumente të tjera në Arkivin e Shtetit mbi këtë procedurë, ndryshe nga shpronesimet e tjera ku rezulotjnë edhe shifrat e paguara nga qeveria, dhe për këtë arsye është e pamundur të kuptohet se çfarë ndodhi në të vërtetë me ato 32.000 metra katrorë tokë që qeveria shqiptaro-fashiste kishte për qëllim të shpronësonte përkundër pagesës.
Arkivi Qendror i Shtetit ku ruhet edhe gjithë dokumentacioni mbi pronat të kohës së fashizmit u drejtua gjatë viteve të para të pushtetit të Sali Berishës dhe deri në vitin 1997, nga Luan Malltezi, babai i Jamarbër Malltezit. Natyrisht është i dyshimtë fakti që në Arkivin drejtuar nga Luan Malltezi, nuk gjenden dokumentet mbi pronat që pas 54 viteve do të bënin miliarder djalin e tij.
Lexoni investigimin e plotë bërë nga Report Tv këtu