Ish-agjenti i FBI-së pranoi fajësinë, Gazment Bardhi i kujton SPAK dosjen: Ku ndodheni me hetimet për Edi Ramën

 Ish-agjenti i FBI-së pranoi fajësinë, Gazment Bardhi i kujton SPAK dosjen: Ku ndodheni me hetimet për Edi Ramën

1695228292_bardhi.jpg

Deputeti Demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar pasi ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Përmes një reagimi Bardhi kujton kallëzimin që ka bërë në SPAK për Edi Ramën dhe dosjemn amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së dhe i kërkon Prokurorisë së Posaçme të informojë se ku ndodhet me hetimet.  

“Në 24 Janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare.

Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM.

6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal.

Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender

SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit”thuhet në reagimin e Bardhit.


Lajmi kryesor:

McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb