Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha e çau partinë në dy pjesë, nuk ka model qeverisje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha e çau partinë në dy pjesë, nuk ka model qeverisje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri në një postim në Facebook shprehet se PD-ja është e pamundur të bashkohet pasi është e ndarë dhe e përçarë. Për këtë ai fajëson Lulzim Bashën.

"Partia Demokratike as duhet “te bashkohet” dhe as nuk ka pse “bashkohet”! Fryma percarese e “pastrimit” te PD nga Basha dhe ekipi i tij i afert, e nisur qe ne vitin 2014 tashme ka pushtuar ate cfare ka mbetur!

Ndarja ne “xhaketa te vjetra” e “tanga te reja”, “te vuajtur te qeverisjes” se PD dhe “perfitues te pushtetit”, e ka care Partine Demokratike ne dy pjese te paperputhshme me njera-tjetren! Ngritja ne piedestal e “njeriut te thjeshte” perkunder “elites se korruptuar” e ben te pamundur bashkimin e PD ne kushtet qe ndodhet!

“Te rinjte” ku ben pjese edhe nje grup qe zvarritet ne parti prej dekadash ne servilizem qorr, kane humbur 3 beteja elektorale, por jane pikerisht me te zellshmit qe bertasin “fitore” ne 2021!

Njerez te ardhur nga hici, sillen si “zot shtepie” aty ku kane rene tjegullat e traret! Per ta ka rendesi qe “udheheqesi te marre nga ditet e tyre”! Nje servilizem banal qe te kujton vitet e fundit te komunizmit te udhehequr nga Pali Miska e Lenka Cuko!

Ne PD nuk flet me askush per debat, gare, histori apo model qeverisjeje! Gjysma bertasin “rrofte shoku Ramiz”, ndersa gjysma tjeter qendron indiferente ndaj ketij teatri te shemtuar komunist!

Republika e re e “klases se shtypur” qe rrezoi “klasen sunduese” vazhdon papushim te hape e mbylle partine virtualisht, pasi askush nuk ka ndermend te kthehet ne ate “muze politik”! Kjo klime ultra e majte nuk mund dhe nuk duhet te kete nje debat banal te ketij lloji!

Cdo bashkim mekanik individesh do ishte nje pazar i rendomte i padenje per tu quajtur “akt politik”! E djathta s’mund te jete alternative pushteti duke u sjelle si e majte ekstreme!

Ndaj Lulzim, vazhdo ne rrugen tende te betejave me “mullinjte me ere”"shkruan Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mender ne thene...: 20/07/2020 22:01

    Basha e dhjeu PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë