Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, ka publikuar ditën e sotme një platformë, që sipas tij do të zgjidhë krizën politike në vend.
Kume shkruan, se kjo krizë është pasojë e problemeve që ka legjislacioni.
"Vlerësojmë se kjo krizë është pasojë e problemeve të mëdha që ka legjislacioni ynë të rrjedhura nga ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, keqpërdorim i pushtetit, mungesa e vullnetit për të ndërtuar shtetin ligjor dhe mbizotrimi i kulturës së mosndëshkimit, sjellja e partive politike dhe qeverisja jo efektive që gjithmonë e më shumë po distancohet nga interesat e popullit."- deklarohet në platformë.
Ndër të tjera, aty thuhet se qëndrimet politike të mazhorancës dhe opozitës po e ashpërsojnë situatën në vend.
Kështu, përmes kësaj platforme janë paraqitur disa pika, të cilat do duhet të konfirmohen nga palët politike në vend, në mënyrë që ajo të jetë funksionale.
Platforma e plotë:
Kriza aktuale me të cilën po përballet vendi ynë është një krizë shumë dimensionale, me efekte politike e sociale, që mund të sjellin pasoja të mëdha negative në zhvillimet aktuale dhe afatmesme në shoqërinë shqiptare. Vlerësojmë se kjo krizë është pasojë e problemeve të mëdha që ka legjislacioni ynë të rrjedhura nga ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, keqpërdorim i pushtetit, mungesa e vullnetit për të ndërtuar shtetin ligjor dhe mbizotrimi i kulturës së mosndëshkimit, sjellja e partive politike dhe qeverisja jo efektive që gjithmonë e më shumë po distancohet nga interesat e popullit.
Deklarimet dhe qëndrimet politike të mazhorances dhe opozitës deri sot, jo vetëm që kanë pamundësuar zgjidhjen e krizës politike por përherë e më shumë po kontribuojnë në ashpërsimin e saj. Kriza tenton të marr përmasat e një krize sociale, duke u shndërruar në krizë të thellë të demokracisë me efekte negative afatgjata për të gjithë shoqërinë tonë.
Për të zgjidhur këtë krizë dhe, me vëmendjen dhe kujdes të shtuar, për të parandaluar rishfaqen e krizave të tilla në shoqërinë tonë, është e dosmosdoshme që partitë politike të mazhorancës dhe opozitës, të demostrojnë vullnet të plotë politik për të kaperxyer barrierrat që gjenerohen nga interesat politike të tyre dhe nga gara për pushtet.
Duke e konsideruar zgjidhen e krizës dhe parandalimin e riciklimit të saj, si nevojë të domosdoshme për zhvillimi dhe për realizimin e objektivave që kemi si shtet anëtar i NATOs dhe vend që aderon hapjen e negociatave për antarsim në BE, propozojmë si platformë për veprim:
1. Palët, mazhorancë e opozitë, të shprehen daktord dhe të pranojnë të angazhohen për realizimin e një reforme të thellë në gjithë korpusin legjislativ të vendit. Objekt i kësaj reforme duhet të jenë Kushtetuta dhe legjislacioni që rregullon çështje që janë të lidhura me sistemin qeverisës të vendit, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjen e Presidentin nga populli, institucionin e Kryeministrit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe Kodin zgjedhor, ligjin për referendumet, ligjin për partitë politike, etj…,
2. Reforma legjislative duhet të ketë si objektiv themelor të saj krijimin e kushteve ligjore dhe institucionale për të bërë reale dhe të zbatueshme parimet e demokracisë përfaqësuese dhe demokracisë së drejtëperdrejtë si dhe zhvillimin e kapaciteteve të shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
3. Palët bien dakort qe reforma legjislative të kryhet si një proçes gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen dhe kontributin e partive politike, organizatave nga shoqeria civile dhe trupave akademike te vendit.
4. Asistenca e institucioneve ndërkombëtare në realizimin e reformës legjislative të konsiderohet dhe kërkohet.
Për të bërë funksionale këtë platformë edhe për të realizuar objektivat e saj, është e domosdoshme që palët, mazhorancë e opozitë, të materializojnë vullentin për bashkepunim nëpërmjet kompromisit, objekt të të cilit mund të jenë:
Palët bien dakort:
-Të trajtojnë çështjen e kthimit në Kuvend të deputetëve të PD dhe LSI që kanë dorëzuar mandatet.
-Refoma të zhvillohet si një proçes me vendimmarrje që do të mbështetet në konsensusin e palëve.
-Reforma legjislative të zhvillohet si një proçes intensiv mbarëshoqëror brënda një periudhe kohe të aryeshme, 3-4 muaj.
-Zgjedhjet për organet e qeverisjes lokale dhe zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperise të zhvillohen vetëm pas realizimit të reformës legjislative.
Pirdh pirdh se cfryhesh!E gjithe gozhda e dy bandave shqiptare PD-LSI eshte se te kthehen prape ne parlament,mbasi u ka plasur pistoleta ne dore dhe jane plagosur rende.Nese nuk mjekohen do shkojne drejt zhdukjes.Ky eshte thelbi i platformes se ketij ish kryetari te KQZ-se,i ingranuar ne binaret e ciftit presidencial,i cili eshte faktor kryesor dhe shkaktar i kesaj gjendjeje me hyqmin e Berishes.Ti ore mende-shume qe shpall dhe platformen me te fundit te ketyre banditeve me poste e me imunitete! Sa per dijeni,mandatet e djegura me deshire nuk ka asnje mundesi qe te rimerren me cfaredo tertipi qe te shpikni.Ato mandate do te rimerren,nese do te rimerren ndonjehere dhe jo per te gjithe,por per ata qe do inkuadrohen pas 30 qershorit ne proceset demokratike te ketij vendi dhe do marrin pjese ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare te vitit 2021.Ne te kundert ato mandate do i shohin kur te shohin majen e veshit!Se dyti,ato mandate i zoterojne tani disa te tjere deputete,te cilet ligjerisht dhe ne zbatim te kushtetutes se vendit e te kodit zgjedhor u jane dhene ne menyre te pakthyeshme dhe do ti mbajne deri ne zgjedhjet e ardheshme.Se treti,parlamenti shqiptar prej 122 deputetesh eshte i ligjshem dhe i njohur nderkombetarisht dhe nuk mundet as vete perendia ta ndryshoje kete fakt.Ti,si kallauz i Metes jo e jo! Dhe se fundi,ndryshimet ne reformen zgjedhore apo ndryshime te tjera legjislative e ligjore do behen nga parlamenti aktual,ne baze te konsensusit politik midis tyre dhe duke votuar sipas rregullores se kuvendit shqiptar.Keshtu si propozon ti kete me demek platforme mund te propozoj dhe une nje tjeter platforme qe eshte dhe me interesante.Keshtu,meqe ra fjala une i propozoj kuvendit shqiptar qe keto te dy parti,duke qene se e kane mbushur kupen me veprime destabilizuese e antikombetare dhe ka nje sere faktesh per thirrrje dhe veprime per kete ne dem te interesit kombetar te penalizueshme, te diskutohet e te shpallen si organizata terroriste te jashteligjeshme dhe te shpallen jashte ligjit.Anetaresia e tyre le te inkuadrohet ne poarti te tjera opozitare,se nuk kemi pak por rreth 100 parti,nga te cilat rreth 50 te tilla marrin pjese dhe ne keto zgjedhje vendore.Sa per te tjerat flasim me vone!Ti ke te drejte qe qan hallin e Monikes e cila eshte shkrehur ne vaj e thote" kush i qan hallet e mija,po u shkri LSI-ja?Pa u gdhire vjen tek Shpia prokuror e policia/Qaj Mona qaj me lot,as perendia s'te ndihmon dot/Po te thash o Ilir koketrash,boll vodhe se do e hash?Ja dhe fundi po na vjen,pasurin do na e rrembejn..."
PërgjigjuI zgjuar dhe i respektuar z.kume ,,në përgjithësi mir ky mendimi juaj,,POR SI LIGJBËRËS QË JENI !! Në cilin ligj mbështeteni kur thoni ‘’të shqyrtohet kthimi në parlament i deputetëve që kryen nji TRADHËTI NDAJ POPULLIT DHE NDAJ SHTETIT’...dhe pyetja tjetë ësht;;; KU E GJENI KURAJON TĒ TALLENI ME DEPUTETËT OPOZITAR QË JAN AKTUALISHT NË PARLAMENT???Çmund të presësh nga opinioni i gjer kur dëgjon nga nji KUSHTETUTBËRËS PALLAVRA TË TILLA???MUA MË VJEN PAK ERË E KEQE KY ME DIMI JUAJ z.kume
PërgjigjuJo z.Kume aspak populli nuk ju mbeshtet,le te mesohen njehere keta horra te respektojne ligjet qe jane ne fuqi e pastaj te bejne ndryshime mbasi asgje ndryshim per mire nuk eshte tabu,por asesi te vendosin me forcen e rruges e te pakices mbi shumicen.
PërgjigjuPo pse zoterinj duhet te rikthehen ata qe e lane me deshiren e tyre mandatin per te vazhduar aty ku e lane me boje,veze e cizme?????????
Përgjigju