Istrefi: S'mund të shkoj për të blerë
fansat duan foto me mua gjithë kohën

Istrefi: S'mund të shkoj për të blerë<br />fansat duan foto me mua gjithë kohën
Era Istrefi tashmë i ka tejkaluar kufijtë kombëtar, duke u bërë emër i njohur edhe për mediat e huaja. Ishte kënga "Bon Bon" ajo që i hapi rrugën në tregun e muzikës dhe rrjedhimisht edhe në atë mediatik.
 
MTV UK ka publikuar një intervistë të këngëtares, në të cilën ajo krahasohet me Rihannën dhe Sian.
  
Era është shprehur se në shijet e saj muzikore Beyonce dhe Rihanna kanë qenë frymëzimet më të mëdha.
 
"Në fillim, kur kam parë postime që më cilësonin si vajzën e Rihannës dhe Sias, e kam mirëpritur, sigurisht që është një kompliment, kush nuk do të donte të këndonte si Rihanna.
 
Në Shqipëri kam bazën më të madhe të adhuruesve. Nuk mundem as të shkoj të blej diçka për të ngrënë sepse njerëzit duan të bëjnë fotografi me mua. Më pëlqen kjo, por ndonjëherë ndodh shpesh",
është shprehur Istrefi në intervistën e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv