Itali- Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Varese, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një qese 0.5 kg heroinë.
 
Sipas mediave italiane, viktima është 42-vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
 
Në 27 dhjetor të 2016, familjarët e shqiptarit dhanë alarmin për vdekjen. I ati dhe vëllai, të shqetësuar pasi prej disa ditësh nuk kishin kontakte, pasi 42-vjeçari nuk u kishte hapur telefonin shkuan në banesën e tij, shkallmuan derën dhe e gjetën të vdekur.
 
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes, ndërsa është duke pritur edhe rezultatin e testeve të autopsisë dhe toksikologjisë për të zbardhur vdekjen e shqiptarit.


dy.b/shqiptarja.com