ITALI – Parlamenti miraton ligjin e ri zgjedho


ROMË, 4 maj /ATSH-AFP/ - Parlamenti italian miratoi sot një ligj të ri zgjedhor, i projektuar për të garantuar një stabilitet politik në një vend të minuar që prej dekadash nga valsi i qeveritarëve.
Ligji i ri u votua sot nga 630 deputetë italianë me një maxhorancë prej 334 votash pro , 61 kundër dhe katër abstenime. Opozita kishte zgjedhur për të mos marrë pjesë në votim.
"Angazhim i mbajtur, premtim i respektuar. Italia ka nevojë për ato që nuk thonë gjithmonë jo. Përpara me përulësi dhe guzim", u shpreh në rrjetin social "Twitter" Matteo Renzi, kryeministri italian.
"Ligji i ri zgjedhor përmban një element shumë të qartë. Ai do të jetë transparent për pesë vjet për të ditur kush ka fituar, kush qeveris dhe ky stabilitet politik është një kusht paraprak për inovacionin ekonomik", deklaroi sot Renzi para operatorëve të bursave në Milano.
Mënyra e re e zgjedhjes i garanton një maxhorancë prej 55 për qind të vendeve në Dhomën e deputetëve partisë që kryeson dhe që përbën një revolucion të vërtetë kulturor në një vend të mësuar me koalicione heterogjene dhe të paqendrueshme./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri