Sali Berishës iu ndërpre fjala ndërsa fliste në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, teksa po e trajtonte Shqipërinë si një narkoshtet. Momenti kur drejtuesja e seancës i fiku mikrofonin u bë viral, ndërsa Berisha vijonte të fliste në sallë.
Duke u përpjekur ta minimizojë këtë incident, të cilin Berisha nuk e priste dhe kjo tregohet qartë edhe nga “shoku” që pësoi Albana Vokshi, kreu i PD tha sot se në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale se denoncimin e tij e vijoi tek kamera. Edhe pse në kamera nuk dëgjohet asgjë, kur mikrofoni është i fikur, kreu i PD tha se e arriti "qëllimin" e tij për të shpalosur kërkesën e opozitarëve për qeveri teknike.
“Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht. E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kurse në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike”, tha Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale.
Kreu i PD komentoi edhe tryezën që mblodhi me intelektualë, aleatë dhe shoqërinë civile. Berisha thotë se kushdo që e ndjen veten opozitar dhe që e sheh veten përballë Edi Ramës duhet t’i bashkohet frontit të tij në Partinë Demokratike.
Ai shtoi se kushdo që i bën opozitë opozitës së tij është në shërbim të Edi Ramës, megjithatë ka edhe përjashtime si ish-bashkëpunëtorët e tij Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj.
Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën, Bamir Topin, Astrit Patozin dhe Enkelejd Alibeajn kur u pyet se përse nuk i ftoi në tryezën e dialogut politik me intelektualë, aleatë dhe shoqërinë civile. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha i quajti ata pseudointelektualë.
“A po flet për intelektualë apo pseudointelekual. A nuk patën rastin ata për të qenë në të mirë të Shqipërisë? Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi? Të lutem, a nuk u dha tyre çdo mundësi, dhe çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij, të Lulzim Bashës, pasurimi i tij dhe shkatërrimi. Për atë tjetrin shko e pyet ata që u drejtojnë fushatën se çfarë të thonë. Prandaj, mos bëjmë fjalë me pseudointelektual”, tha Berisha.
Sali Berisha u pyet edhe pse Agron Shehaj nuk po pranon t’i bashkohet tryezës së dialogut politik. Kreu i PD e la përgjegjësinë e shpjegimit tek vetë Shehaj, por nuk kurseu akuzat asaj ndaj tij.
Sipas tij, Shehaj po bën një krahasim të papranueshëm mes PD-së dhe Partisë Socialiste, duke u vetëquajtur i persekutuar dhe duke barazuar një forcë politike që “çliroi nga burgjet dhe persekutimi” me një tjetër që, sipas Berishës, “persekutoi paraardhësit e tij”.
Berisha tha se ata që e kanë votuar Shehajn, nuke kanë votuar që të mos i bashkohet frontit opozitar duke hedhur akuza që ata që bëjnë opozitën e opozitës, janë në shërbim të Ramës.
“Përgjigjen më të saktë për këtë mund t’ua japë vetë Agron Shehaj, i cili ka moralin të krahasojë PD-në me PS-në. Thotë se është i persekutuar. Pra, krahason PD-në që çliroi nga burgjet dhe persekutimi, paraardhësit e tij, me PS-në që persekutoi paraardhësit e tij.
Pra, njeriu është i lirë të thotë atë që do. Unë një bindje kam, se ata që kanë votuar Agron Shehajn, nuk e kanë votuar që ai të mos bashkohet në një front të gjerë opozitar, për të larguar të keqen më të madhe Edi Ramën, sepse jam i bindur se, ata qytetarë sot po ti pyesësh konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe. Opozita është e hapur. Unë e kam theksuar, por ju kam njoftuar se, ata që duan të bëjnë opozitën e opozitës, ata janë faktikisht në shërbim të tjetërkujt”, vijoi Berisha.
Komente











/Opozita e opozites/po i sherben vetes dhe shqiptareve,jo Rames,por ti do te doje te te sherbenin ty.S.d.q te kerkosh qeveri teknike eshte pa vend,por meqe e more mundimin, qeverine teknike mos ja kerko as Rames,as Strasburgut,kerkoja popullit shqiptar,t'a jep apo jo!
Përgjigju