Një pjesëtare e stafit republikan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka dhënë dorëheqje pasi ka akuzuar vajzat e presidentit Barack Obama për “mungesë të klasit”.

Bëhet fjalë për Elizabeth Lauten, drejtore e komunikimit për kongresmenin Stephen Fincher. Lauten ka kritikuar Sasha dhe Malia Obamën në Facebook, pas paraqitjes së tyre me funde të shkurtër në një ceremoni me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Ajo po ashtu ka thënë se dy adoleshentet janë dukur të mërzitura teksa kanë qëndruar pranë babit të tyre.

“Të dashura Sasha dhe Malia, e kuptoj se jeni në vitet e tmerrshme të adoleshencës, por ju jeni pjesë e Familjes së Parë. Përpiquni të tregoni klasë”, ka shkruar mes të tjerash Lauten në postimin e saj, të cilin më pas e ka fshirë.

Lauten po ashtu ka kërkuar falje, duke thënë se ato kanë qenë “fjalë të dëmshme”.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)