‘Kalamanët’ dhe bajraktarët e PD

‘Kalamanët’ dhe bajraktarët e PD

Foto ilustruese

Ajo që kemi parë prej 2 vjet e gjysëm në Partinë Demokratike, na bëri të besojmë besojmë se, kjo forcë politike po ‘noton” mes një gjurulldie të madhe. E ndarë në 2-3 grupazhe (të parrezikshme dhe të pafuqishme deri sot) ata duken si “kalamanë” përballë bajraktarëve të asaj partie dhe kryebajraktarit Berisha.

Nuk ka gjasa kurrë që edhe për 20 vjet, ajo parti të vijë në “binarë”, dhe jo pastaj të besosh se do të arrijë një ditë, të vijë në pushtet. qysh nga dita e përjashtimit deri sot, kemi parë cic-micet e Lulit, Gazit, Tabakut, Alibeajt, dhe ndonjë tjetri. Epo të thuash se “Ai ka merita shumë, por duhet të ishte larguar” apo “ne ja njohim kontributet, por tani është koha jonë”, dhe pallavra të tjera, dhe pastaj të rikthehesh tek Luli, “zgjedhjet e reja” etj, etj, kjo padyshim e bën shumë qesharake situatën në atë parti.

Askush nuk e di se ç’po ndodh realisht brënda asaj partie. Dikush ikën nga Basha, afrohet tek Berisha, dikush tjetër del dhe deklaron “mosardhjen e Bashës”, pastaj një i vetëlarguar nga posti “kryetarit” thotë se “kushdo ka të drejtën të kandidojë”etj, etj. Nuk kanë të sosur skenat dhe skenarët e “kalamanëve” dhe nënqeshja ironike e kryebajraktarit, me ata që dikur i përdorte si “ogiçë” zyrave të PD.

Zgjedhje ka në 29 korrik, zgjedhje ka edhe në selinë e partisë. Mbledhje bëjnë ata të “vulës”, mbledhje dhe takime bëjnë edhe ata të Foltores. Dhe përballë kësaj situate, qëndron habia dhe pritja e gjatë e një vendimi gjykate, e cila do të njohë “pronarin” e selisë, dhe do të japë verdiktin përfundimtar për “vulën”.

Do të duhet një “penë e artë”, për të shkruar një libër me mijëra fletë, ku të tregohej gjithë historia, pazaret, poshtërsitë, dhe mizoritë e ndodhura në atë parti. Do të duhej një njeri i durueshëm, të hidhte në “kartë” gjithë ç’ka ndodhur me atë parti të përdhosur dhe njollosur nga “kalamanët” dhe bajraktarët me mentalitet bolshevik, që me ‘betejën” e tyre donkishoteske, po mbajnë peng ëndërrën e atyre që e kanë votuar dikur PD.

Ata sot janë spektatorë të spektakleve qesharake, janë dëshmitarë të debateve, sherreve, akuzave dhe lloj-lloj skenarësh të tjerë, që nuk synojnë kurrë ribashkimin, por shkatërrimin e saj. Si “kalamanët” ashtu edhe bajraktarët dhe kryetarin e tyre, duket sikur janë të kënaqur, sikur ti marrin asaj partie, qoftë edhe “një tullë” për tu ndjerë pjesë të një partie të kthyer në fantazëm politike.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/06/2023 14:19

    Ti je komunist o Ajazi we kur tu dogj barku per pd. Mos ishte Mc Gonigal nuk jatandisej pd ashtu. Mire jau bene .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja