Një kamion është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Delvinë - Kardhiq.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Man, që drejtohej nga Leonard Budlla, ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, në afërsi të tunelit të Skërficës.
Shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e rrezikut për përhapje të mëtejshme.
Si pasojë e incidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Komento
Komente











