Kandidatët raketikë dhe 'autoktonë' të Berishës…

Kandidatët raketikë dhe 'autoktonë' të Berishës…

Ish kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha ka menduar të “përzgjedhë kandidatë autoktonë” për të fituar bashkinë më të madhe të vendit.Këlliçi dhe Bogdani, të ekzaltuar shpalosën disa ditë më parë dëshirën e tyre për tu bërë kryetarë të bashkisë së Tiranë. Ata u shprehën se “Tirana ka nevojë të menjëhershme për ndryshimin e madh, dhe ne jemi ndryshimi”. Ashtu si në Partinë Demokratike, (ku Sali Berisha tha se, unë jam ndryshimi dhe jo Luli) edhe ata mendojnë se do të mundin Erion Veliajn, me pompozitete, shprehje të dala boje, dhe premtimin se “ne çunat e Tironës, që jemi denbabadem tironas, duhet të qeverisim kryeqytetin”.

Kjo mendësi duhej ti kishte ndezur atyre dëshirën më mirë për të garuar për kryetar të Partisë Demokratike, dhe jo për tu matur me punët dhe projektet gjigande që ka bërë dhe vazhdon të bëjë Lali Eri në Tiranë. Fitorja e tyre ? Eshtë sikur të mendosh se Sali Berisha do të bëhet edhe njëherë kryeministër apo President. Kandidatët e “pavarur” të Berishës, dukeshin më tepër rraketikë, të trembur dhe të pavendosur, se sa vetvetja, kurajozë dhe të vendosur. Partia e Doktorit, është kthyer në zyrë Këshilli Popullor i Lagjes, ku dërgohen ankesa, sms digjitale nga “populli”, ku firmosen dhe hartohen aleanca, nga ku dalin papritur kandidatët sfidues për Erion Veliajn dhe më vonë edhe bashkitë e tjera, dhe ku grumbullohen dosje “korrupsioni”.

Berisha ka vendosur të “djegë” jo vetëm Këlliçin dhe Bogdanin (dy kandidatët rraketikë që do të rivalizojnë Lali Erin në Tiranë) por edhe 60 emra të tjerë që do ti nxjerrë si guralecë para kamerave dhe do tu hartojë përmes zëdhënëses Garo edhe fjalimin e rradhës. Bashkë me ikjen e tij shumë shpejt nga skena politike, Berisha ka vendosur të marrë me vehte edhe “të rrezikshmit” e asaj partie. Ai (si dikur Enveri) kërkon ta lërë partinë “në duar të sigurta”, që nesër të mos ketë braktisje nga të vetët. Sali Berisha është i vetmi që e ka kuptuar qartazi se, koha e tij ka mbaruar, se bashkitë dhe pushtetin politik nuk mund ta fitojë kurrë duke qenë ai në krye të Partisë Demokratike. Ai i ka bërë mirë hesapet, dhe kjo duket qysh në zvarritjet që ai i ka bërë nisjes së aksioneve opozitare. Stina “koncertore” e protestave nga Qershori u shvendos në Shtator, pastaj në Tetor, dhe së fundi në 12 Nëntor. Jam i sigurtë se, dëshira më e madhe e tij, do të ishte një protestë në 8 Nëntor, datë që i kujton Partinë e Punës, Enver Hoxhën, sistemin që e bëri mjek, komunist, sekretar partie, derisa e futi në politikën aktive duke e bërë edhe kryetar i PD pas “përmbysjes së sistemit”.

Por si mund të mendosh o Doktor, se duke zgjedhur “dy tironas autoktonë” mund të fitosh në Tiranë përballë njeriut të punës, njeriut të investimeve dhe premtimeve të mbajtura Erion Veliaj ? A ka njeri në dynja, që të besojë se, “autoktoni” Këlliçi apo Bogdani, do të mund të fitojnë përballë Uraganit Veliaj ? Duhet të jesh i paditur ose djallëzor të besosh Doktorin sidomos në këtë situatë ku ai ndodhet. Kaq mjafton, të thuash se ajo parti kurrë nuk rithemelohet, kurrë nuk demokratizohet, dhe kurrë nuk ndryshon kryetar pa patur mbiemrin Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 31/10/2022 12:38

    Uragani Veliaj? Edhe pse nuk i honeps dot Kèrriçèt dhe Bogdanèt e Sali Gèrdecit, duhet thènè diçka e qartè. Erion Veliaj, mund tè jetè URAGAN KORRUPSIONI por aspak njè shembull drejtimi bashkishè. Jam tiranas autokton vetè dhe mè trishton pamja e lagjes ku jetojmè brez pas brezi. Janè nènshkrimet e Edi Ramès dhe Erion Veliajt (nè listèn e kryebashkiakève), qè kanè lejuar ndèrtimin e monstrave urbanistike nè zemèr tè kryeqytetit, duke shkelur mbi çdo trashègimi kulturore dhe estetike. Pra, ju lutem, mos u mundoni tè na "sqaroni" atè qè pèrjetojmè çdo ditè nè kurrizin tonè. Jeta nè Tiranè, èshtè njè palaçollèk dhe baxhellizèm korruptiv, asgjè tjetèr.!!!

    Përgjigju
  • Alma: 31/10/2022 12:22

    As kellici dhe as bogdani por vetem Erion Veliaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim