KATAR 2022/ Gjermania fitore pa vlerë kundër Kosta Rikës, gjermanët eliminohen nga Kupa e Botës (VIDEO)

FT/ Kosta Rika 2 - 4 Gjermani (Tejeda 58', Vargas 70' / Gnabry 10', Havertz 73', 85', Fullkrug 90+1')

Gjermania është jashtë Botërorit 2022. Edhe pse skuadra e Flick fitoi 2-4 me Kosta Rikën, humbja 2-1 e Spanjës kundër Japonisë i lë jashtë "Panzzerat". Me katër pikë pas tre ndeshjeve në grupin E të Kupës së Botës, gjermanët i japin lamtumirën kompeticionit më të rëndësishëm në glob, duke dridhur pankinën e Hansi Flick. Pas eleminimit në grupet e Botërorit 2018, edhe këtë event gjermanët nuk kalojnë grupin.

Ndeshja nisi mirë për Gjermaninë që kaloi në avantazh me Gnabry pas 10 minutash lojë. Pjesa e dytë ishte dramatike për gjermanët që u përmbysën nga Tejeda dhe Vargas. Më pas skuadra e Flick reagoi me dopietën e Haverz dhe golin e Fullkrug për rezultatin 2-4.

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, Japonia dhe Spanja kalojnë në 1/8 teksa Gjermania si e treta me katër pikë mbetet jashtë, duke i vënë "njollë të zezë" historisë. Në fund Kosta Rika. Në fazën e 1/8 Japonia luan me Kroacinë dhe Spanja me Marokun.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Gjermania jashtë Botërorit, Muller paralajmëron lamtumirën: Kam luajtur me dashuri

Gjermania mbeti jashtë Botërorit 2022, duke mos kaluar as grupet. Paçka fitores 2-4 me Kosta Rikën, skuadra e Flick për të dytin Botëror nuk kalon grupet. Pas ndeshjes Thomas Muller ka paralajmëruar lamtumirën.

"Është absolutisht një fatkeqësi! Nuk di nëse do të vazhdoj. Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vë zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dhënë më të mirën dhe nganjëherë kanë pasur lot gëzimi për shkak të veprimeve të mia. Ndonjëherë edhe dhimbjeje. Por edhe nëse nuk kam pasur sukses në të gjitha gjërat që kam bërë, i kam bërë me dashuri", tha Muller.

Ora 21:44
VIDEO/ Gjermania rikthen avantazhin, 6 gola në ndeshjen kundër Kosta Rikës

85' dhe 90' /  Kosta Rika 2-4 Gjermania. Havertz kalon sërish në avantazh Gjermaninë në minutën e 85. Më vonë Fullkrug në të 90+1 minutë dërgon ndeshjen në 2-4. Edhe pse me tri pikë nga ky duel, sërish Gjermania është jashtë Kupës së Botës duke u renditur në vendin e tretë në grupin E.

Ora 21:31
VIDEO/ Kosta Rika përmbys Gjermaninë, Havertz barazon për 3 minuta

70' / Kosta Rika 2-1 Gjermania. Vargas shënon në minutën e 70 të ndeshjes. Festa e kostarikanëve zgjat vetëm 3 minuta pasi Havertz barazon ndeshjen në 2-2. Edhe me këtë barazim Gjermania është jashtë Kupës së Botës.

Ora 21:19
VIDEO/ Dramë për Gjermaninë, Kosta Rika barazon ndeshjen

58' / Kosta Rika 1-1 Gjermani. Dramë për skuadrën e Flick, kostarikanët barazojnë ndeshjen në 1-1 dhe turpërojnë gjermanët që janë jashtë Botërorit deri në këto momente. Tejeda dërgon sferën në rrjetë pas pasigurisë së Neuer.

Ora 20:36
HISTORIKE/ FIFA mesazh të fortë Katarit për të drejtat e grave, Kosta Rika - Gjermani gjykohet nga një femër (VIDEO)

Ndeshja mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë është duke u gjykuar nga francezja Stephanie Frappert. Për herë të parë në një Kupë Bote një skuadër vajzash është duke vendosur drejtësi. Ndihmëse të Frappert janë Karem Medina nga Meksika dhe Neuza Back nga Brazili. Ky është një mesazh i qartë nga FIFA drejtuar Katarit për mungesën e të drejtave të njeriut. Të shumta kanë qenë akuzat dhe protestat kundër Katarit edhe për vdekjet e punëtorëve që ndërtuan stadiumet e Botërorit.

Ora 20:15
VIDEO/ Aksion model dhe gol kualifikimi, Gjermania i shënon Kosta Rikës

10'/ Kosta Rika 0-1 Gjermani. Gnabry shënon me kokë në minutën e 10 për Gjermaninë. Një aksion i bukur nga gjermanët bën që krosimi i Raum të shfrytëzohet bukur nga Gnabry. Gol me shije kualifikimi.

S.DH/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR