KATAR 2022/ SHBA ndal Anglinë në një ndeshje 'shterpë', kualifikimi mbetet i hapur (VIDEO)

FT/ Angli 0-0 SHBA

Anglia dhe SHBA barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë të grupit B për Kupën e Botës. Në Al Bayt Stadium në Al Khor dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi "i thatë" 0-0.

Ndeshja nisi mirë për Anglinë, që provoi disa herë për të gjetur epërsinë por hasi në kundërshtinë e SHBA-së dhe portierit Turner. Në minutën e 37 të sfidës u shënua edhe një rast gazmor me McKennie, që në zhvillimet e një rivënie anësore pastroi duart te një nga fotoreporterët.

Në pjesën e dytë ndeshja u zhvillua më shumë në mesin e fushës, teska SHBA u tregua "kockë e fortë" duke mos pësuar. Për më tepër që djemtë e Berhalter patën edhe raste për gol. Asnjë karton i verdhë në këtë duel, që u duk si "vëllazëror".

Pas ndeshjeve të dyta në grupin B të Botërorit, Anglia qëndron në krye me katër pikë, Irani me tre pikë në vendin e dytë, SHBA me dy pikë në vendin e tretë dhe Uellsi me një pikë në vendin e fundit. Në ndeshjet e fundit në grupin B, Anglia luan me Uellsin dhe Irani me SHBA-në, teksa shanset për kualifikim janë të hapura.

 

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Anglia nuk ia del sërish, SHBA 'makth' i anglezëve në Kupën e Botës

Anglia dhe SHBA barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë të grupit B për Kupën e Botës. Anglia nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e saj kundër SHBA-së në Kupën e Botës. Vetëm kundër Brazilit (4) Anglia ka luajtur më shumë ndeshje në kompeticionin e Kupës së Botës dhe nuk ka fituar.

Ora 21:06
VIDEO/ Momente gazmore në Angli - SHBA, lojtari i Juventus fshin duart te fotoreporteri

Pjesa e parë e Angli dhe SHBA u mbyll në barazim pa gola. Ndeshja që vlen për grupin B të Kupës së Botës ka parë edhe një moment gazmor nga mesfushori i SHBA dhe i Juventus, McKennie. Në minutën e 37, përpara se të kryente një rivënie anësore, mesfushori pastroi duart te një nga fotoreporterët. Habi dhe të qeshura nga ana e fotografëve.

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur