KED lejon kandidimin e Marsida Xhaferllarit për ILD-në, nesër nisin intervistat me kandidatët

KED lejon kandidimin e Marsida Xhaferllarit për ILD-në, nesër nisin intervistat me kandidatët

TIRANE-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në përfundim të mbledhjes së sotme lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit për postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Ish-Kryeinspektorja pranë Inspektoratit të ish-KLD, Marsida Xhaferllari i bashkohet kështu garës bashkë me kandidatët e tjerë; Artur Metani, Eris Hysi dhe Artur Malaj për të marrë drejtimin e ILD-së. KED-ja vendosi që të rihapte garën duke e pranuar edhe pse vettingu nuk doli me një përfundim mbi Xhaferllarin.

Në mars të këtij viti shumica e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit arsyetoi se Marsida Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit dhe se për këtë KPK nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj.

Pasi hetoi në të tre kriteret dhe mbajti një seancë të gjatë dëgjimore me Marsida Xhaferllarin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se nuk mund të merrte një vendim në rastin e saj. Kujtojmë që Xhaferllari kandidon edhe për një prej 9 vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

KED-ja nuk do të humbasë kohë duke filluar nesër menjëherë me intervistimin e kandidatëve për ILD-në për të dalë me emrin e tij të drejtuesit në shtator. ILD është institucioni që heton shkeljet e kryera nga gjyqtarët dhe prokurorët e të të gjitha niveleve, anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 07/08/2019 09:15

    KENI FYER INSTITUVIONIN E ILD ME KETE NJERI ME FYTYR MAJMUNI VETEM FEMER SESHTE DUKET SI MAJMUN

    Përgjigju
  • BRSS: 06/08/2019 22:44

    KJO KERMA ESHTE PER NE BURG JO PER NE ILD MASHA E BERISHES GRUA E PERDORUR NJE PLERE

    Përgjigju
  • Kiko: 06/08/2019 17:16

    Marsida e meriton se ka treguar qe e do punen

    Përgjigju
  • O tej: 06/08/2019 17:06

    Sa eshte gezuar pinjolli Enkelejd Alibej per kete shemtir qe heq epshet me te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron