Kek me portokall nga zonja Vjollca

Kek me portokall

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

1 kokërr portokall

1 pako sheqer vanilje

100 ml vaj vegjetal

250 gr karrota

300 gr miell

1 pko pluhur pjekës

1/2 lugë kafe  sodë buke

pak kripë

reçel portokalli ( opsionale)

Përgatitja:

Në grirësen e qepës grijmë 1 portokall të larë mirë dhe të prerë në copëza.Pasi grijmë protokallin, grijmë karrotat dhe të dy këto përbërës I lëmë veç e veç menjëherë. Në tasin me miell shtojmë pluhur pjekës dhe sodë buke dhe pak kripë.

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë dhe sheqerin dhe I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë karrotat. Nëse ju ndodhet pak reçel portokalli e presim atë në copëza dhe e shtojmë në brum, e vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe miell  dhe e pjekim në 170 gradë Celsius për 50 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale