Kërkohet lirimi i Ben Qimes
Hajdari shtyn vendimin për sot

Kërkohet lirimi i Ben Qimes<br />Hajdari shtyn vendimin për sot
TIRANE- Në një kohë kur në 2009, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka vendosur të lirojë nga qelia të arrestuarin e policisë Arben Isufaj Alias (Ben Qimja), duket se sërish gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka përdorur një klauzolë ligjore, për të shtyrë dhënien e vendimit ndaj Isufajt, duke shtuar dyshimet rreth kësaj çështje. Në seancën e djeshme gjyqësore, Hajdari pasi ka dëgjuar avokatin mbrojtës të Arben Isufajt, që kërkoi nxjerrjen e paligjshme të arrestimit dhe prokurorin Genti Xholi, që kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me 40 ditë burg”, gjyqtarja ka vendosur të shtyjë dhënien e vendimit, për ditën e sotme.

Argument për shtyrjen e vendimit është bërë sipas gjyqtares, kompleksiteti i dosjes penale, pasi avokatët mbrojtës jo vetëm që kërkuan lirimin e Arben Isufajt, por njëherësh një ndër kërkesat e tyre ishte se çështja duhet të transferohej në gjykatën e Fierit dhe jo në Tiranë, kjo duke pasur parasysh, vendlindjen dhe vendbanimin e të arrestuarit. Këto argumenta gjyqtarja Hajdari i ka quajtur komplekse dhe për pasojë, ka vendosur të shtyjë vendimin për ditën e sotme.

Pretendimi i akuzës
Gjatë seancës gjyqësore prokurori Genti Xholi, argumentoi se Arben Isufaj është arrestuar nga strukturat e policisë së Tiranës, si pasojë e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia italiane. Isufaj, ose siç njihet ndryshe si Ben Qimja, është vënë në ndjekje penale në Itali ku dhe është dënuar me 30 vite burg. Emri i Isufajt, rezulton në listën e emrave me “kartelë të kuqe” dhe për pasojë,është dhënë urdhëri për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas prokurorit Xholi, procedurat e arrestimit janë konform dispozitave ligjore, duke bërë që ndalimi i Ben Qimes të jetë i ligjshëm. Nisur nga këto kushte, prokurori i kërkoi gjyqtares Fatmira Hajdari caktimin e masës së “arrestit 40 ditë burg”, deri në momentin e ardhjes së letërporosisë nga italia, ku Ben Qimja më pas do i nënshtrohet procedurave ligjore.

Transferimi në Fier
Pas dëgjimit të pretendimeve të prokurorit, avokati mbrojtës Ardian Visha, i ka kërkuar gjyqtares Hajdari, që të nxjerrë të paligjshëm arrestimin e klientit të tij Arben Isufaj. Kjo pasi sipas mbrojtjes janë shkelur disa dispozita ligjore. Një tjetër kërkesë që Visha, argumentoi në sallën e gjyqit, ishte dhe shpallja e moskompetencës dhe trasferimi i dosjes në gjykatën e Fierit, aty ku ka vendlindjen dhe vendbanimin i arrestuari. Arben Isufaj është arrestuar në vitin 2009 për vrasjen e biznesmenit Piro Koçiu, por më pas është liruar.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë