Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës Petro Gjikuria, i cili votoi në Dhërmi tha se trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara.
Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjikuria tha se një vit më parë qytetarët me karta ID të skaduara u lanë të votojnë.
“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar; socialistësve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë. Kjo nuk është punë fushate. Ne një javë fushatë na lanë. 10 ditë kam bredhur fshat më fshat, kemi folur me qytetarët, nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligjet si të duan”.
Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
“Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.
Lajmi kryesor:
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Pjesëmarrja deri në mesditë mbi 22 %! Celibashi e pranon: Janë 6 mijë votues me karta ID të skaduara
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.4%
-
Më keq
44.3%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg
4 Gusht, 08:23
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Pjesëmarrja deri në mesditë mbi 22 %! Celibashi e pranon: Janë 6 mijë votues me karta ID të skaduara
4 Gusht, 06:52
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë
3 Gusht, 20:51
-
Nesër zgjedhjet e Himarës, por Vangjel Dule ankimon vendimin e KQZ: Të anulohet, i paligjshëm!
3 Gusht, 20:26
-
Sot zgjedhje në Himarë, Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Kandidati i opozitës, Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
3 Gusht, 11:43
-
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
3 Gusht, 10:05
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58