/ATSH-AFP/ - Dy ushtarë ukrainas dhe një luftëtar rebel janë vrarë 24 orët e fundit në lindjen proruse të vendit, ku situata mbetet e tensionuar pavarësisht armëpushimit, njoftuan burime të ndryshme ushtarake dhe të rebelëve.
"Gjatë 24 orëve të fundit, situata në zonat e veprimeve operacionale antiterroriste nuk ka qenë e qetë, pavarësisht se ka qenë nën kontroll", deklaroi zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andri Lisenko.
"Dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në luftime", shtoi ai.
Lisenko akuzoi rebelët për përdorimin e armëve të rënda luftarake, të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut.
"Rebelët kanë qëlluar 15 herë në pozicionet tona me mortaja të kalibrit 120 milimetra, pesë herë me ato të kalibrit 122 milimetra dhe tri herë kanë përdorur edhe tanket", tha Lisenko.