Kim me vezë

Përbërësit:

400 gr mish I grirë

4 kokrra qepë

2 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe piper të kuq

50 gr pure domate

2 domate

3 lugë çaji oriz ( opsionale)

4 kokrra vezë

pak vaj ulliri

majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim hudhrat dhe qepët të prera në fijë, I kaurdisim deri sa qepa të zverdhet e të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdisim atë deri sat ë ndërrojë ngjyrë, shtojmë orizin, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe puren e domates I përziejmë duke shtuar domaren të qëruar nga lëkura dhe të grirë. Më pas I përziejmë së bashku dhe I vendosim duke shtuar domaten të qëruar nga lëkura dhe të grirë. Më pas I përziejmë së bashku dhe I vendosim kapakun I ziejmë për 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Rregullojmë kripën dhe shtojmë vezët syze ose të rrahura, sit ë dëshironi dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund e spërkasim me majdanoz dhe e shërbejmë.