Kimë me mish dhe vezë
Përbërësit:
400 gr mish i grirë
500 gr qepë
2 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
1 lugë kafe piper i kuq
50 gr pure domate
2-3 domate
1 1/2 lugë gjelle oriz
4 kokrra vezë
Vaj ulliri
Majdanoz
Përgatitja:
Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim fillimisht hudhrat dhe qepët të prepra në fije, i kaurdisim deri sa qepa të zverdhet e të zbutet. Shtojmë mishin dhe e kaurdisim atë deri sa të ndërrojë ngjyrë , shtojmë orizin, kripë, piper të zi, piper të kuq, dhe puren e domates i përziejmë duke shtuar domaten të qëruar nga lëkura dhe të grirë. Më pas i përziejmë së bashku dhe i vendosim kapakun i ziejmë për 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan ujë dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Rregullojmë kripën dhe shtojmë vezët syze ose të rrahura, si të dëshironi dhe vendosim kapakun e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund e spërkasim me majdanoz dhe e shërbejmë.