KLSH në Kongresin e I-rë ndërkombëtar mbi Prokurimin në Slloveni

/ATSH/- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori pjesë në Kongresin e I-rë ndërkombëtar mbi Prokurimin, zhvilluar në Portoroz, Slloveni.

Qëllimi kryesor i kongresit ishte mbështetja e zhvillimeve të deritanishme dhe atyre që priten të ndodhin në nivel europian në fushën e prokurimit publik dhe atë të koncesioneve, duke u fokusuar veçanërisht në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira të vendeve, njohjen e direktivave europiane në fushën e prokurimit publik dhe koncensioneve, si dhe rregullimin dhe zhvillimin e sistemeve të prokurimit publik dhe koncesioneve në shtete të ndryshme.

Sfidat e mëdha me të cilat po përballen aktualisht sistemet europiane të prokurimit, sfida këto prezente edhe pas prezantimit në vitin 2011 të reformës në sistemin e prokurimit në Europë, kanë një impakt të rëndësishëm në inovacionin, rritjen ekonomike dhe mirëqenien e përgjithshme të vende europiane si dhe atyre që aspirojnë të hyjnë në Europë.

Krijimi i sistemeve të thjeshta, racionale dhe tepër fleksibile të prokurimit përbën një faktor të rëndësishëm në arritjen e objektivave ekonomike të çdo vendi dhe shpenzimin siç duhet të shpenzimeve publike. Procedurat e prokurimit dhe ato në lidhje me koncesionet, të cilat ndërhyjnë dhe ndikojnë pothuajse në çdo fushë apo aspekt publik, duhet të përmirësohen dhe unifikohen në mbarë Europën, duke gjetur balancat e duhura ndemjet rregullave strikte procedurale dhe fleksibilitetit që kërkon zhvillimi ekonomik./

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA