Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka reaguar kundër skeptikëve dhe zërave për një aludim të mundshëm, para sfidës me Vllazninë.
Në postimin e bërë Partizani deklaron se nuk do të bëhet pjesë e kompromiseve që prishin rregullat e lojës dhe parimet e garës.
Klubi falenderon tifozerinë e kuqe të pranishme në stadium, për përkrahjen e madhe që dhuroj në mbështetje të ekipit në ndeshjen delikate luajtur të dielën ndaj Vllaznisë. Skuadra arriti të bindte në fushën e lojës duke rregjistruar një fitore të rëndësishme 2 – 0 për vetë objektivin që Klubi ka në këtë sezon futbollistik, pjesmarrjen në Kupat e Europës. Një rezultat i cili i dha përgjigjen e duhur të gjithë skeptikëve dhe zërave që aludonin për një tolerim të ndeshjes ndaj ekipit të Vllaznisë.
Njëkohësisht Klubi nuk mund të pajtohet aspak me sulmet verbale ndaj lojtarëve tanë,të cilët para por edhe gjatë ndeshjes janë kontestuar nga individë të veçantë, duke cënuar personalitetin e tyre.
Klubi e ka deklaruar përgjatë gjithë këtij sezoni se respekton fair – play in, duke luajtur ndershmërisht dhe pa u bërë pjesë e kompromiseve që prishin rregullat e lojës dhe parimet e garës. Partizani është dhe do të jetë gjithmonë pro garës së ndershme duke respektuar nga fillimi e deri në fund emrin dhe fanelën e kuqe.
Klubi i Partizanit në Facebook
(Postimi i Klubit të Partizanit në Facebook)