Kombëtarja s'ngre kokë, humbet
edhe miqësoren me Bosnjen

Kombëtarja s'ngre kokë, humbet<br />edhe miqësoren me Bosnjen
Kombëtarja nuk "ngre kokë", humbet edhe miqësoren me Bosnje Hercegovinën.
 
Ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” Dzeko me shokë e fituan me rezultatin 2-1 duke u shkaktuar kuqezinjve humbjen e katërt radhazi.
 
Tifozët sërish nuk ishin në krah të skuadrës. Në Palermo prishën ndeshjen ndërsa në Elbasan ishin të pakët në numër.
 
De Biasi u jep mundësinë të rinjve duke bërë 5 ndryshime krahasuar me përballjen ndaj Italisë ku risia më e madhe është me debutuesin Albi Alla, mbrojtësin e Kukësit.
 
Ndeshja nis mjaft mirë për boshnjakët të cilët shënojnë shumë shpejt që në minutën e 7-të.
 
Pas një aksioni të gjatë ku gaboi edhe portieri Thoma Strakosha, Naser Aliji shkakton penallti dhe nga pika e bardhë kapiteni i miqve sulmuesi i Romës Edin Dzeko nuk gabon duke mposhtur Strakoshën dhe duke i dhënë avantazhin Bosnjes.
 
Djemtë e De Biasit mundohen për të baraspeshuar shifrat, por janë sërish boshnjakët që shënojnë.
 
Në minutën e 42-të pas një aksioni të bukur, Senad Luliç e dërgon topin në rrjetë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
 
Në fraksionin e dytë, De Biasi bën ndryshime dhe skuadra dominon në fushë, por gjithçka që mund të bëjë është vetëm një gol i Bekim Balaj.
 
Sulmuesi shkodran mposht mjaft bukur portierin mik Begoviç.
 
Forcat sulmuese shtohen pasi në fushë zbret edhe Çikalleshi por rastin e artë për të barazuar e ka Latifi që në shtesë gjuan me kokë, por portieri mik bën mrekullinë dhe vulos rezultatin në favor të skuadrës së tij.
 
Bosnja e fiton 2-1 miqësoren ndaj Shqipërisë me golat e yjeve të skuadrës Dzeko e Luliç.
 
Moment jo për Kombëtaren që ka harruar të fitojë që prej disfatës 0:3 ndaj Izraelit në "Elbasan Arena". 

Bilanc për t'u harruar, katër ndeshje pa fitore dhe ajo që duket më e rënda ka të bëjë me repartin e prapavijës ku në tre ndeshjet e fundit janë shkaktuar tre penallti si rezultat i gafave në mbrojtje.

Bekim Balaj
Bekim Balaj riktheu shpresat në kampin kuqezi me golin e shënuar në minutën e 68 të takimit, por vlera e të cilit ishte vetëm për statistikë pasi rezultati nuk ndryshon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit. 

Sulmuesi shkodran çoi saktë në rrjetë me kokë një krosim të marrë nga e djathta.

Por pavarësisht këtij goli, rezultati nuk ndryshon dhe ata që festojnë, ndonëse ndeshje miqësore, janë boshnjakët të cilët konfirmojnë edhe formën e mirë që po kalojnë në eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018". 

De Biasi flet pas ndeshjes: Duhet të fitonim
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biasi komentoi pas ndeshjes tha se humbja me Bosnje Hercegovinës dhembte më shumë për atë që pa në fushën e lojës.

Në një prononcim në Supersport, De Biasi tha se varet si e sheh këtë ndeshje. 

4 humbje radhazi? Janë të gjitha humbje që dhembin. Varet me çfarë sysh e sheh këtë ndeshje. Mendoj se sot rezultati i duhur duhet të ishte fitorja e Shqipërisë. Kemi paguar dy gabime individuale, por ndeshjen e bëmë ne. Nga fillimi në fund ndeshjen e bëmë ne” – tha De Biasi. 
Për çfarë vlente kjo ndeshje? Për lojtarët apo për rezultatin?
“E patë që luajtën disa lojtarë që nuk kanë luajtur së fundmi. Këtu provohen kualitetet dhe rastet për ndeshjet miqësore. Miqësoret shërbejnë për të fituar, por edhe për elementë të tillë që për bërë një check in edhe për lojtarët e rinj” – tha De Biasi.

[gallery]21622[/gallery]

Ndeshja miqësore Shqipëri-Bosnje Hercegovine

Ora 19:50 Shqipëria kapitullon edhe ndaj Bosnje Hercegovinës
Kuqezinjtë nuk dalin nga kriza edhe në miqësoren ndaj Bosnjes. Takimi i luajtur në "Elbasan Arena" përfundoi me rezultatin 1:2. Katër ditë pas humbjes me Italinë (2:0) në Palermo, sfida ndaj Bosnjes pritej si momenti i kthesës për kuqezinjtë. Por 90 minutat e këtij takimi duket se rëndojnë krizën e rezultateve, në një kohë kur atmosfera brenda ekipit nuk është më e mira pas replikave të De Biasit me disa lojtarë të kombëtares. 

Ora 19:26 Shqipëria ngushton diferencën, shënon Bekim Balaj
 

Ora 19:05 Starton pjesa e dytë, priten ndryshime në formacionin kuqezi

Ora 18:42 Bosnja shënon edhe golin e dytë me Luliç
Sërish pasiguri në mbrojtje ku mesfushori i Lacios del krejtësht i zbuluar përpara portierit Strakosha duke dyshuar shifrat në 2:0. 
 

Ora 18:06 Bosnja në avantazh me Dezko, gafë në mbrojtje
Bosnje Hercegovina ka kaluar në avantazh që në minutën e 5 me anë të sulmuesit të Romës Edin Dzeko. 

Një ndërhyrje në zonën e rreptësisë nga kuqezinjtë ndaj një lojtari mik, për arbitrin është penallti.

Dzeko ekzekuton saktë në portën e mbrojtur nga Strakosha duke kaluar në avantazh 0:1 Bosnje Hercegovinën. 

Gjithçka nisi nga një pasigurie e portierit Thoma Strakosha i cili nuk arrin të largojë një top të dyshimtë, duke iu dhënë mundësi boshnjakëve të rrezikojnë portën e boshatisur, por topi largohet në vijë nga mbrojtja.

Nga i njëjti aksion vjen goli i parë për Bosnjen nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Aliji bën një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë.
 
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)