Komisioni i Ekonomisë/ ‘Po sulmohem nga mediat’, Braçe: Do e qep gojën, se po thonë që kam ‘kap’ KLSH! Shehu: Vlerësojmë bashkëpunimin me ju për auditimet

Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se po sulmohet nga mediat prej një muaj vetëm për shkak se ka kërkuar që KLSH të auditojë auditin e brendshëm të shtetit që ta vërë atë në punë, si dhe të bëjë publike planet e auditimit në institucione, kohëzgjatjen e kontrollit dhe emrat e audituesve.

Gazetarja e Report TV, Eliza Gjediku, informoi për zhvillimet më të fundit nga ky Komision.

Braçe u shpreh:

“Po sulmohem nga media vetëm pse kam bërë disa propozime në rezolutën e KLSH-së. Si institucion KLSH nuk kapet dot nga një deputet, as nga një mazhorancë e deri tek presidenti, pasi ka një ligj të qartë. KLSH kapet vetëm nëse doni ju, jo nëse duam ne. Ka një muaj që dal në TV dhe thuhet “Erion Braçe do të kapë KLSH”. S’kam kap njeri me thënë të drejtën. Dje doli një gjë tjetër “Erion Braçe e Shalsi duan ta kthejnë KLSH-në në audit të brendshëm të qeverisë. Nuk guxojmë dot të hapim gojën. Unë kam kërkuar vetëm që KLSH të monitorojë auditin e brendshëm të qeverisë”.

Kurse kreu i KLSH, Arben Shehu, iu përgjigj që “të mos shqetësohej”, por deputeti vijoi me argumentimin se komentet e tij nuk cenonin pavarësinë e institucionit.

“Si mos të shqetësohem, juve nuk ju vjen keq nëse dilni nëpër portale. Kjo që po ndodh na bën që ta qepim gojën fare. Propozimet që kam bërë nuk cenojnë pavarësinë tuaj”.

Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në fjalën e tij u shpreh:

“Në çdo moment e keni mundësinë të komunikoni me mua. Dua të sqaroj se KLSH nuk asnjë lloj dashakeqësie përkundrazi në radhë të parë si deputet dhe më pas për atë që ju përfaqësoni. Nga ana jonë Braçe ka pasur mbështetje nga ne. Në lidhje me komunikime apo qëndrime të ndryshme unë kam pasur të gjitha mundësitë dhe kemi zgjedhur rrugën e komunikimit institucional. E vlerësoj zotin Braçe për vlerësimin për punën tonë, për vëmendjen që i kushton institucionit dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë duke ndjekur edhe auditime të ndryshme nga vetë Braçe”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre