Komisioni i Ligjeve, miratohet marrëveshja Shqipëri-Britani për emigracionin, me Emiratet e Bashkuara kundër terrorizmit, me KE-në për asistencën financiare

Komisioni për Çështjet Ligjore po zhvilloi sot seancën, ku u miratuan 3 marrëveshjet që ishin për diskutim në rendin e ditës. Seanca nisi me diskutimin për projektligjin për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë atje, përkatësisht:

“Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”.

Marrëveshja u miratua nga Komisioni, për të kaluar në Parlament. Deputetët e opozitës, të cilët në fund votuan pro projektligjit, janë dakord me marrëveshjen, por akuzojnë qeverinë për shifrat e larta të emigrimit të paligjshëm drejt Britanisë.

Gjatë diskutimeve, deputeti demokrat Dashnor Sula tha se përpara se ky projektligj të kalojë për votim, duhen sqaruar arsyet që çuan në urgjencën dhe domosdoshmërinë e tij.

“Të dimë pse ka lindur domosdoshmëria që kjo akt marrëveshje të miratohet me aq urgjencë. Unë do të kaloj direkt në analizë. Shifra të EUROSTAT. Duhet të ndihemi të shqetësuar, me Anglinë jemi në një situatë ekstreme. Qershor 2021-2022, 7267 aplikime për azil nga shteti shqiptar. Gjatë pandemisë, shifra ishte 3578 aplikime. Aplikimet vijnë duke u rritur, ku janë dyfishuar kërkesat për azil. Është urgjente se e ka kërkuar Britania, po nëse do e kërkojnë edhe vende të tjera? Bëhet fjalë jo vetëm për emigracion, por edhe krimin e organizuar. Në Angli, situata është ekstreme. Nga të dhënat zyrtare të qeverisë së mbretërisë së bashkuar, qershor 2021-qershor 2022, 7267 aplikime për azil, nga 63 000 në total në mbretërinë e bashkuar. Shifra relativisht e lartë. Gjatë pandemisë, kjo shifër 3578 aplikime. Gjatë 2020, 2882 aplikime.”, u shpreh Sula.

Z.Ministri i Brendshëm Andi Mahila, e kundërshtoi me shifra.

"Nuk paraqita asgjë alarmante. Nuk e thashë këtë. Periudha qershor 2021- 2022, emigrant të paligjshëm të mbërritur në Britaninë e Madhe, ju thatë 24000, janë 12 000 ulje 2%, në krahasim me para pandemisë", tha Mahila.

Marrëveshja për shkëmbim informacioni mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është e dyta e kësaj natyre, pas asaj të vitit 2013. Ajo parashikon vendosjen e oficerëve shqiptarë në pikat respektive kufitare, të cilët, duke pasur akses në Sistemin TIMS, mund të japin informacione në kohë reale, lidhur me persona në kërkim, duke përfshirë edhe emigrantët e paligjshëm.

Marrëveshja e dytë që u miratua në këtë Komision është ajo ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Marrëveshja e tretë që u miratua është ajo mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për zbatimin e asistencës financiare të BE-së, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII). Ermonela Felaj, në cilësinë e relatores tha se tanimë parashikohet edhe një shumë në mbështetje të përfituesve potencialë.

“Fondet për 2023, lufta kundër korrupsionin 3.85 milionë euro, rrjetin e komunikimit të policisë së shtetit 5 milionë, qeverisje vendore 10 milionë euro, menaxhimin e pyjeve 15 milionë euro, probleme të shëndetit mendor 15 milionë euro, siguri ushqimore 12,5 milionë euro, 59,35 milionë euro, ku ka edhe për punësimin”, sqaroi ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Komisioni i ligjeve, miratohet marrëveshja për bashkëpunimin Shqipëri-Emirate të Bashkuara për luftën ndaj terrorizmit

 

E pyetur nga Enkelejd Alibeaj, zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se është hera e parë që lidhet një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kjo i hap rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm”, tha ajo.

Alibeaj tha se kjo marrëveshje duhet të ishte kërkuar nga qeveria shqiptare.

"Kush kryen krime, pas disa kohësh fillon e ndihet se është në Dubai. Ky fenomen ka filluar prej shumë kohësh. Duhet të kishte një kërkesë nga qeveria shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara, por marrëveshja është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe", u shpreh Alibeaj.

Në përfundim, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, u miratua.

Ora 11:53
Sula në Komisionin e Ligjeve: Politika të mos mbyllë sytë ndaj parave të pista të 'çunave të Londrës'

 

Të ardhurat e nga veprimtaritë e paligjshme, si kultivimi i kanabisit, i emigrantëve shqiptarë në Angli investohen në shtetin shqiptar, tha deputeti i PD-së Dashnor Sula në Komisionin e Ligjeve, ku theksoi se vetëm po të ndalet ky proces do të normalizohet situata me emigrantët e paligjshëm në Britani.

“Të ardhurat e shtëpive të barit investohen në shtetin shqiptare. Nëse vullneti politik bëjnë të tyren që të mos mbyllin sytë ndaj parave që vijnë nga “çunat e Londrës” dhe investohen në bregdet. Bankat e nivelit të dytë nuk kontrollojnë “çunat e Londrës”. Ndodh që rekrutohet djem të rinj 18-vjeçarë duke ua shtruar me lule se do të merren atje me shtëpi bari. Të gjithë thonë kam ardhur këtu për të larë borxhin, pasi është 25 mijë euro për të shkuar në Angli, ose me gomone me 5 mijë euro. Kërkesa e palës britanike është për të kuptuar si mund të parandalohet ky emigracion i paligjshëm. Y parandalim bëhet vetëm me anë të qeverisë shqiptare, ndërsa qeveria jonë i nxit. Çunat e rinj po ikin. Mos përpiqemi ta mbulojmë këtë fenomen. Për sa kohë ky vend nuk do të bëjë për rininë dhe qytetarët, të rinjtë do të ikin. Nuk e kanë fajin ata, po shteti.”, u shpreh Sula.

Ora 11:23
Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, Alibeaj Ministrisë së Brendshme: A ka një analizë pse largohen shqiptarët?

 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelej Alibeaj tha se duhet bërë një analizë se përse shqiptarët largohen nga vendi, akoma edhe nëse në vendin e synuar (Britani e Madhe) do të merren me veprimtari të paligjshme që i vendos në rrezik.

Ndërsa listoi arsye si gjendja ekonomike, kriminaliteti e pasiguria në Shqipëri, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të analizojë shkaqet e largimit të paligjshëm të shqiptarëve.

“A duhet të ishte një politikë realiste të eleminojë fenomenin. A keni bërë një analizë përse shqiptarët sot ikin? Gjendja ekonomike, kriminaliteti, pasiguria, nevoja për një jetë më të mirë. Ka një analizë të plotë të këtij fenomeni? A mund të bëhet një lloj krahasimi me kohën kur, në 2013, është bërë sërish një akt i ngjashëm. Atëherë Britania ishte pjesë e BE-së, tani rregullat janë ndryshe. Në vitin 2010, një nga kërkesat e BE-së ishte zerimi i dëshirës së shqiptarëve për të ikur. Nga PD-ja ishte një kërkesë e përmbushur, e për këtë arsye u liberalizuan edhe vizat. Sot ka lindur prapë nevoja për të ikur. Shqiptarët që shkojnë atje, kryejnë një veprimtari që etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit. Por kjo tregon arsyet reale pse shqiptarët ikin atje. A ka ministria e Brendshme informacion se sa është numri i shqiptarëve që angazhohen në një veprimtari të tillë?

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 13/09/2022 13:43

    Fajin e ka çobani dhe jo koppla,pra çobani jane politikanet shqiptare dhe koppla eshte populli.Flas qysh prej 91 e ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Perkthyesja: 13/09/2022 12:19

    Mund te jap pergjigjen une qe perkthej vazhdmimist per to: se vijne dhe duan shtepi, leket dhe gjithcka falas; se grate dhe vajzat shqiptare jane me te trafikuarat vetem per 10 dite; dhe pjesa me e madhe e meshkujve qe po vijne po kapen ne shtepite e barit, apo tregetine e droges. Si komunitet kemi punuar fort nje pjese e mire me pune te ndershme te lartesojme emrin, tituj e gazetave dhe pacavuret qe po krijojne te sapoardhurit te bejne te ulesh koken.

    Përgjigju
    • Anglezi: 13/09/2022 12:57

      Shume e vertet. Duhen kthyer mbrasht te gjithe brenda 24 oreve. Disa thjesht genjehen dhe pas 6 muajsh mallkojne veten. Por pa diskutim qe 90% vjen per tu marre me droge nuk kane asnje ngjashmeri me ata qe erdhen ne vitet 90 apo 2000 nga halli. Sot mund te punosh ne Gjermani qe e ka rrogen me te larte se Anglia por edhe ne Shqiperi ka pune plot. Jane nje turp vertet. Po na vjen turp nga keta njerez qe nuk kane piken e dinjitetit dhe nisen si bageti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK