1) Fabrikat nuk i duam, sepse edhe pse prodhojnë pasuri dhe vende pune, ndotin mjedisin.
2) Hotelet dhe resortet nuk i duam, sepse edhe pse sjellin turistë, shkatërrojnë bregdetin dhe malet.
3) Shqiptarët nuk duhet të emigrojnë, sepse edhe pse u dërgojnë para familjeve të tyre, po e zbrazin vendin.
4) Pallatet nuk duhet të ndërtohen, sepse edhe pse përbëjnë një nga shtyllat kryesore të PBB-së, shërbejnë për pastrim parash.
5) Oligarkët shqiptarë nuk duhet të investojnë më, sepse edhe nëse jemi në ekonomi tregu vazhdojmë të urrejmë kulaket.
6) Të huajt nuk duhet të investojnë në Shqipëri, sepse edhe pse Enver Hoxha nuk jeton më për t'ua ndaluar, Shqipëria mbetet vetëm e shqiptarëve.
7) Partitë politike duhet të shuhen, sepse edhe pse janë themeli i pluralizmi, në fund pushtetin e marrin ato.
8) Parlamenti duhet të shpërndahet, sepse edhe pse është zgjedhur nga populli, tani populli jemi ne.
9) Kuvendi ynë Qytetar nuk ka nevojë për zgjedhje, sepse edhe pse nuk buron nga vota, jemi ne ata që garantojmë se ai përfaqëson vullnetin e lirë të Sovranit.
10) Artistët apo gazetarët që nuk na mbështesin duhet t’i sulmojmë, sepse edhe nëse ka liri shprehje mendojmë që lufta e klasave nuk është pa baza
11) Rama dhe Berisha duhet të futen në burg, sepse edhe pse nuk kemi asnjë vepër penale konkrete për t'u provuar, ata janë armiqtë tanë dhe armiqtë duhen trajtuar me burg.
12) Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian duhen rishikuar, sepse edhe pse kjo do të thotë ta mbyllim sërish vendin si në kohën e Enver Hoxhës, për ne ka më shumë rëndësi Shqipëria etnike dhe e Skënderbeut.
13) Të gjitha institucionet e krijuara pas vitit 1991 duhet të rithemelohen, sepse edhe pse rrezikojmë të rikthehemi te metodat e vjetër e komunizmit, këto janë rregullat e Shqipërisë së Re.
Firmosur: Komiteti i Shpëtimit.
Komente










Tani e morën vesh kush janë protestuesit.... Hmmmmm nivel fshataresko komunist Arlind Qorri
PërgjigjuDuhet nderhyrja e shtetit mjaft me me keta kafshe.
PërgjigjuKëtu mblidhen idjotë,baxhella dhe kontingjent krimi... Gjith këto shpenzime nga dalin,kush i jep? Dora e zezë e talebanëve...
PërgjigjuNje Bravo te madhe per ate qe e ka shkruajtur kete peticion. Ulu tashti se ke 4 ne rregjister. Ne vend ti vini gishtin mendjes e te mendoni cfare mund te behet me mire per shqiperine dhe per shqipetaret por merreni me shkrime palaçalleqe. Bravo Topo Gigio
PërgjigjuA keta kane pjerdhur
PërgjigjuParti Enver jemi gati asnjehere Poshte imperializmi edhe socialimperializmi. Sa vape qe ben keto dite
PërgjigjuKëta qënkan të rrjedhur fare a e dinë këta se Shteti ka rregulla, ka ligje, ka një Kushtetutë. Këta që kanë firmosur vjedhurazi janë Non Grada nga USA.
PërgjigjuKeta jo vetem paskan rrjedhur,por qenkan te gjithe te pjerdhur.
Kush ja jep kte te drejte qe te vendosni per fatin dhe jeten e shqiptarve ju nje grup njerezish qe doni ta ktheni vendin ne mesjete shkoni e vendosni per familjet tuaja dhe jo per gjithe popullin .Injorante e njerez pa llogjike
Përgjigju