Sulm me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës! Autori qëllon punonjësin e picerisë dhe 4 besimtarë, arrestohet për sulm terrorist! Familjarët: Është në depresion (VIDEO)

TIRANË- Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit!  Një sulm me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona,  4 prej tyre besimtarë, teksa po faleshin. Report Tv ka mësuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku mësohet se i riu i identifikuar Rudolf Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

Të plagosurit janë Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Nga sa mësohet ato ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por mësohet se ai është arrestuar me akuzën e sulmit për qëllime terroriste, ku i pranishëm në vendin e ngjarjes ishte dhe kreu i Antiterrorit, Gledis Nano. Megjithatë, për familjarët ai është në depresion dhe i sëmurë prej më shumë se 6 muajsh, ku vetë nëna e tij me lot në sy kërkonte nga shtetit “që t’i shëronin djalin”.

Autori është ndaluar nga vetë kalimtarët, të cilët edhe e kanë goditur me shpulla dhe shqelma dhe më pas është arrestuar nga uniformat blu. Report Tv sjell foto nga momenti i arrestimit të të riut, teksa shihet që mes forcave të policisë që po i vënë pranga autorit, janë edhe dhjetëra persona të tjerë të cilët kanë parë nga afër ngjarjen e rëndë.

Kush është Rudolf Nikollaj? Rudolf Nikollaj është një person i njohur për policinë e Shtetit dhe drejtësinë shqiptare, pasi vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur me thikë një tjetër person në terminalin e autobusëve për Jugun. I riu me origjinë nga Klosi, i moshës 34-vjeçare, ishte në kërkim për këtë ngjarje nga policia, por kjo nuk e ka ndalur që të kryej një tjetër akt të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Sulmi në xhaminë 'Dine Hoxha', reagon Baba Mondi: Dënojmë aktin e turpshëm, drejtësia të vihet në vend

1553258473_babamondi.jpg

'Akt i turpshëm dhe autorët duhet të vihet në vend' kështu e ka cilësuar Haxhi Dede Edmond Brahimaj sulmin me thikë të Rudolf Nikollajt ditën e sotme brenda xhamisë 'Dine Hoxha'.

Baba Mondi shkruan se ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.

 'Besimtarë të Islamit, ashtu sikundër të gjithë na ka tronditur ngjarja e ndodhur në Xhaminë Dine Hoxha, e dënojmë këtë akt të turpshëm, që cënon dhe fyen rëndësinë e objekteve të kultit të vëllezërve tanë myslimanë.

Ramazani, ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.

Uroj e shpresoj që drejtësia të vihet në vend për keqbërësin e shërim të shpejtë për besimtarët e devotshëm.

Zoti i Lartë na qoftë ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira! H. Dede Edmond Brahimaj! Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë & Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.'- theksohet në deklaratën e Baba Mondit.

Ora 19:20
Flet nëna dhe familjarët e të riut që qëlloi 4 besimtarë gjatë faljes dhe 1 punonjës picerie: Ju lutemi kurojeni, është me depresion(VIDEO)

Nëna e Rudolf Nikollajt, i cili plagosi me thikë sot 5 persona te xhamia në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ka folur sot për Report Tv dhe me lot në sy është shprehur se djali i saj është i sëmurë, që ka shfaqur shenja depresioni që pas largimit nga puna.

“Vetëm të më shërojnë djalin se nuk ka qenë kështu, e di unë se ca djali kam, ma hoqën nga puna, u largua nga shoqëria, nga familja, më shëroni djalin ju lutem, nuk e krahasoj me askënd. I lutem dhe imamit të xhamisë të bëjë lutje për fëmijën tim se është i pafajshëm, nuk është si e nxjerr TV. Djali ka qenë me ilaçe kohët e fundit, ju lutet ma shëroni, kohët e fundit është bërë ashtu. Ka gati 6 muaj që është ashtu”, tha nëna e Rudolfit.

Kujtojmë ditën e sotme Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë disa persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona,  4 prej tyre besimtarë, teksa po faleshin. Report Tv ka mësuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku mësohet se i riu i identifikuar Rudolf Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë, fatmirësisht jashtë rrezikur për jetën.

Ora 18:51
Mezini i xhamisë së Klosit për Report Tv: Rudolf Nikollaj ishte djalë shumë i mirë, nuk vinte më për shkak të sëmundjes (VIDEO)

Ahmet Kulla, mezini i xhamisë së Klosit është shprehur se Rudolf Nikollaj ka frekuentuar vazhdimisht xhaminë në Klos, por që prej disa kohësh nuk kishte shkuar më për shkak të sëmundjes. Ai e përshkruan si një djalë të mirë.

“Ai ka qenë frekuentues i rregull i xhamisë, ka qenë i sjellshëm, i urtë dhe i edukuar, por kishte shfaqur shenja depresioni. Është shumë djalë i mirë, nuk mund të them një fjalë të keqe për të, e frekuentonte vazhdimisht xhaminë, dhe nuk mund të them një fjalë të keqe, veprimin mund ta ketë bërë nga depresioni, probleme shëndetësore ka shfaqur, u shkëput nga xhamia nga problemet që ka pasur. Në xhaminë tonë nuk ka ndodhur asnjë problem, më vjen shumë keq për të, ka qenë tepër i rregullt”, ka treguar ai për Report TV.

Ora 18:34
Sulmi në xhami, xhaxhai i autorit për Report Tv: Ose e kanë bullizuar se është katolik, ose e ka bërë nga depresioni! Kishte kaluar dhe COVID (VIDEO)

2 janë motivet e ngjarjes së rëndë në xhami, sipas xhaxhait të autorit. Në një intervistë për Report Tv, xhaxhai thotë se Rudolf Nikollaj, ose është bullizuar nga të tjerët në xhami për shkak se është katolik dhe e ka bërë për vetëmbrojtje, ose për shkak të depresionit.

“I ka rrit me dinjitet, me kulturë, në shkollë është munduar t’i çojë me varfëri, por nuk ka mësuar as me vjedh, as me sha, krejt opinoni i Klosit, ne jemi katolik nga Mirdita, por jemi rrit mes myslimane dhe katolike, depresioni atë e ka lënë. Ka kaluar edhe COVID-in. I ra COVID-i, ka marrë ilaçet, ka pasur problemet e veta dhe nuk i ka marrë ilaçet. E mora vesh nga TV, nuk e gëzojmë djersën e huaj, pale si i ka rënë depresioni, ndoshta e kanë bullizuar të rinjtë, i kanë thënë “je katolik” dhe e kanë bërë për vetëmbrojtje. Ne u kërkojmë falje familjes. Jemi katër vëllezër dhe në rregull jemi. Djalit desh i ka rënë të fikët kur ka marr vesh lajmin, se nuk e ka besuar. E ka bërë nga depresioni i lartë”, tha xhaxhai.

Ndërkohë, nusja e xhaxhait, thotë se ato janë rritur në një familje të mirë dhe se u kërkon falje familjarëve të të plagosurve.

“I ka rritur me halle, nuk janë ngatërruar me asnjë njeri, i ka rritur me hale, kunati im ka ikur në Greqi për t’i rritur me halle, vajzat i ka pasur më shkollë, e ka në Angli, nuk janë fëmijë problematik. E morëm vesh në TV lajmin. Ne u kërkojmë falje familjes se janë dhe me agjërim, nuk janë fëmijë problematik”, tha nusja e xhaxhait.

Ora 17:21
Sulmi në xhami, babai i autorit: Më thoshte ‘babi më ndjekin nga pas, duan të më vrasin’! Ne jemi katolik, por ai njohu një hoxhë dhe shkonte në xhami

Babai i 34-vjeçarit, Rudolf Nikollaj, ka rrëfyer se pas ardhjes nga Maqedonia, djali i tij nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka rënë në depresion. Sipas tij, djali shpesh herë thoshte se “dikush po e ndiqte nga pas”, por nuk dinte nëse kjo ishte nga sëmundja apo ishte e vërtetë që dikush e ndiqte për ta varë. Babai është shprehur se ato si familje janë e besimit katolik, por një hoxhë në lagjen e tyre me ardhjen e demokracisë kishte mbledhur të gjithë fëmijët e lagjes dhe i mësonte ato për fenë islame. Babai ka deklaruar se Nikollaj kishte frekuentuar xhaminë që në gjimnaz, por që sipas tij nuk është pranuar në xhami nga besimtarët e tjerë të cilët e cilësonin si “kaur”.

Ora 17:02
Jehonë në mediat ndërkombëtare, Associated Press shkruan për sulmin me thikë në xhami në Tiranë:

1618844591_Screenshot2.jpg

Media të huaja kanë raportuar sot ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditen e sotme ku një 34-vjeçari Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë 5 besimtarë  në Xhaminë 'Dine Hoxha'.

Prestigjiozja Associated Press  raporton të gjitha detajet e ngjarjes dhe thekson se autori është prangosur nga autoritetet.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve shkruan se forcat e policisë reaguan menjëherë dhe e morën në paraburgim dhe ngjarja po hetohet.

Ora 16:53
Sulmi me thikë në xhami, Imami Ahmed Kalaja për Report TV: Autori me kartelë mjekësore! Të ruhet qetësia

Imami Ahmed Kalaja në një intervistë për Report TV është shprehur se autori është me kartelë mjekësore dhe sipas tij nuk kemi të bëjmë me një n ekstremizëm fetar.

“Dimë që personi në fjalë ka goditur me thikë, i ka marrë me radhë dhe ka tentuar që të ikë, por e kanë ndaluar disa të tjerë, më vonë morëm vesh se personi është person me kartelë mjekësore, kemi mbetur të habitur prej ngjarjes, shyqyr ato që janë plagosur janë jashtë rrezikut. Me sa kemi informacion, nuk kemi të bëjmë me një ekstremizëm fetar, ato janë pjesë e stafit të xhamisë, nuk ka konflikte me të plagosurit. Thjesht ka goditur me një thikë dhe ka dalë jashtë, nuk ka lëshuar asnjë thirrje, thjesht ka plagosur dhe ka ikur. Është shumë prekëse dhe e dhimbshme që të ndodh në muajin e Ramazanit, gjë që ndodh sepse këta njerëz nuk duhen lënë të lirë, por të ndiqen në mënyrë intesive. Është një ngjarje që është përsëritur edhe një herë tjetër, para 2 vitesh ka ndodhur edhe më parë. Kur kanë parë kalimtarët që ka pasur thikë në dorë, qytetarët e kanë ndalur. Plagët të plagosurit i kanë në duar në kofshë, janë jashtë rrezikut për jetën, njëri është për operacion”, tha Imami.

Ai ka pasur edhe një mesazh për besimtarët.

“Të ruhet qetësia dhe njeriu kur është me probleme mendore, as Zoti nuk ia quan mëkatet. Xhamia për punë minutash do të kthehet në normalitet”, përfundoi Imami.

Ora 16:32
Momenti i arrestimit të autorit të sulmit në xhami, tension mes besimtarëve dhe policisë

Report Tv sjell video nga momenti i arrestimit të të riut Rudolf Nikollaj. Nga sa shihet në pamje, në momentin e arrestimit ka pasur edhe një agravim të situatës pasi kanë ndërhyrë edhe kalimtarët duke sulmuar autorin edhe pse ai tashmë ishte në duart e policisë.  

Ora 16:26
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: Organet ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje që lëndoi besimtarët në Ramazan

1618842182_5c7a78736c1babujarspahiu770x438.jpg

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në xhaminë 'Dine Hoxha.

"U informova nga Myftiu i Tiranës,  Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.  I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani", shkruan ai.

Ora 16:20
Sulmi me thikë në xhami, autori do merret në pyetje nga Antiterrori! Në vendngjarje Gledis Nano

Report Tv mëson se Rudolf Nikollaj do të merret në pyetje nga Antiterrori, pas dyshimeve se mund të kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Në vendngjarje është edhe kreu i Antiterrorit, Gledis Nano.

Ora 16:12
Sulmi me thikë në xhami, momenti kur besimtarët ndalojnë autorin, e qëllojnë me shpulla dhe shkelma pas aktit të rëndë

Report Tv sjell video nga momenti kur i riu Rudolf Nikollaj është ndaluar fillimisht nga besimtarët e tjerë të cilët e kanë qëlluar me shpulla dhe shqelma dhe më pas është arrestuar nga uniformat blu. 

Thika e autorit
Ora 15:49
Sulmi me thikë/ Autori fillimisht ka plagosur punonjësin e picerisë, më pas shkoi te xhamia dhe sulmoi me thikë 4 besimtarë

1618840142_Screenshot6001.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me thikë në xhami ku mësohet se i riu Rudolf Nikollaj ka plagosur fillimisht punonjësin e picerisë, më pas ka shkuar në xhamin përballë rrugës dhe ka plagosur 4 besimtarë. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 15:45
Sulmi me thikë në xhaminë te Rruga e Kavajës, kush është Rudolf Nikollaj, i cili plagosi 5 persona

1618838193_nikolli.jpg

Rudolf Nikollaj është me origjinë nga Klosi i Matit i datëlindjes 1987. Familja e tij jeton mes Klosit dhe Tiranës, ndërsa është djali i katërt i familjes Nikolla.

34-vjeçari, prej afro 1 muaji ishte në kërkim, pasi më 11 mars po me thikë ka plagosur Robert Kurtin tek terminali i autobusëve në zonën e Laprakës në Tiranë.

Ende nuk dihet nëse ai vuan nga probleme psikologjike, ndërsa pritet t'i nënshtrohet një ekzaminimeve shëndetësore. Ai pritet të dalë në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ora 15:44
Momenti i arrestimit të autorit që sulmoi besimtarët me thikë në xhaminë Dine Hoxha (FOTO)

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur autori, Rudolf Nikollaj, 34 vjeç, është arrestuar dhe neutralizuar nga efektivët e policisë para xhamisë "Dine Hoxha" te Rruga e Kavajës.  

Ora 15:37
Sulmi me thikë brenda xhamisë 'Dine Hoxha' te rruga e Kavajës, policia rrethon zonën (VIDEO)

Policia ka rrethuar zonën pranë xhamisë "Dine Hoxha" në rrugën e Kavajës brenda së cilës ndodhi dhe sulmi me thikë ku mbetën të plagosur 5 persona. Policia ka arrestuar autorin dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora 15:32
Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, zbardhet identiteti i 5 besimtarëve të plagosur

Report Tv ka mësuar inicialet e besimtarëve që u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës. Burime zyrtare bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç. Nga sa mësohet ato ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ora 15:26
Sulmi me thikë brenda xhamisë 'Dine Hoxha', autori ishte në kërkim, një muaj më parë kishte plagosur një tjetër

Autori i plagosjes së 5 besimtarëve ka kryer një tjetër plagosje rreth një muaji më parë, konkretisht më 11 mars 2021, po në një situatë të ngjashme në Terminali e Autobusëve për Jugun. Gjatë këtij konflikti ai plagosi Robert Kurtin dhe ishte shpallur në kërkim dhe nuk ishte kapur nga policia. Sot Rudolf Nikollaj plagosi 5 besimtarë brenda xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, ku dhe u arrestua.

Ora 15:17
‘Shpresojmë të mos ketë qenë akt terrorist’, Ahmed Kalaja i përlotur: Akt barbarie në xhami, agresori hyri me thikë, qëlloi besimtarët duke u falur dhe stafin

Imami i xhamisë "Dine Hoxha", Ahmed Kalaja, e quajti akt barbarie plagosjen e 5 persona brenda xhamisë. Ai thotë se 34-vjeçari ka hyrë i armatosur me thikë në xhami dhe ka qëlluar disa persona nga stafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë duke u falur. Ndërkaq Kalaja thotë se shpreson të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist, por personi të jetë me probleme mendore.

“Sot pas dreke andej nga ora 14:00 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dine Hoxha ku një njeri i armatosur me thikë godet besimtarët. Po nuk mjaftohet vetëm me besimtarët por godet dhe njerëzit në rrugë. Ai është arrestuar situata është nën kontroll. Të plagosurit janë në spital, shpresojmë të mos ketë qenë ndonjë akt terrorist por të ketë qenë një person me probleme mendore. Zoti i madh largoftë nga ne njerëzit që janë me probleme dhe që duan të prishin harmoninë e këtij muaji të begatë. Janë plagosur disa nga stafi i xhamisë dhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar zotin në ato momente. Personi në fjalë të marrë atë që meriton”, tha Kalaja.

Ora 15:12
Ky është 34-vjeçari, i cili plagosi me thikë 5 persona në xhaminë te Rruga e Kavajës

1618838193_nikolli.jpg

Ky është Rudolf Nikollaj, 34 vjeç, nga Klosi i Matit, i cili ka plagosur me thikë 5 persona brenda në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës në Tiranë.

Ora 15:10
Plagosja në Tiranë, 34-vjeçari qëllon me thikë 5 persona brenda xhamisë

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur te rruga e Kavajës. Rudolf Nikollaj, 34 vjeç, nga Burreli ka plagosur me thikë 5 persona brenda në xhami.

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thotë policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 19/04/2021 22:30

    Pershendetje te gjitha feve ketu. Po lexoja komentet e ca patriotave te adoptuar ktu dhe njeri ish shpreh "kaurr".Un e denoj gjestin e te riut dhe shpresoj qe autoritetet perkatse te zbardhin ngjarjen por te shprehesh sot "kaurr" I bje qe po tregon qe thelle thelle qenke Racist!. Po historia e tregon se si ishim se disa u bene (ose ndrruan pllaken, dikush nga halli, dikush nga qefi dhe lakmia). Tani meqe na ju halli le te gjykojm me llogjik me edukate Jo siq kishte shkruajtur dhe nje tjeter patriot i adoptuar ktu * tani do marin veten ne qafe! * o po pull thirreni asaj kokes ne gjykime dhe asaj qe shkruani mos nxitni percarje. Plaget qe ka len Turku do mbesin per perher. Rrofte Shqypnia Arbnore.

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 20/04/2021 05:38

      Nuk kane sulmu Turqit ne Kishe - po Kauri ne Xhami ne muajin e RAMAZANIT. Po te ndodhte qe nje Musliman te sulmonte ne Kishe per Krishtlindje - a kishte me qene i semure psiqik a Terrorrist. Leni keto dokrra - fatu qe musluman jane shumica absolute. Se po ti kishin Kaurat numrat e muslimaneve kaher gjenocidi do kryhej ndaj tyre - po skeni as numra, as guxim se sa per ftyre e nder e rrespekt se kishit prit as dakikin.

  • Arbëri: 19/04/2021 22:29

    ”Slum terrorist” hahahaha qfar idiota e qfar pushteti ka ky vend ...

    Përgjigju
  • Budall: 19/04/2021 21:43

    E sa budallë i ka shqipëria ! Një prej tyre sot doli në TV

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/04/2021 21:04

    Po te ishte i semure psiqik pse nuk hyri ne Kishe po ne Xhami, ose pse nuk ishte ne psikiatri?! Po leni keto qyfyre, jane qu Kaurrat pesh e paqin veten ne qaf, tash ja u palojme bishtin shpejt me emer te Zotit.

    Përgjigju
  • Mirditor: 19/04/2021 20:03

    I mjeri ai që nuk e kupton jeten.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/04/2021 19:13

    Gjaku do la me gjak. Me ne fund po afrohet dita kur do jemi nje Popull, nje shtet, nje Zot dhe nje Fe ate Islame. Vet e filluat Kaurra kete loje e tash qendroni.

    Përgjigju
    • O ke: 19/04/2021 21:18

      O cop kri ca tu than

    • Rraca: 19/04/2021 21:05

      Ha mut

    • Ergys: 19/04/2021 20:33

      E mor kokloqe antishqiptar muti.Shqiptarit si bohet von per fe.Ai djali eshte ne nevoje per ndihme.Duhet kuruar se eshte djale i ri.

    • Alb: 19/04/2021 19:45

      Qetsohu riku se je dhe me ramazan pasi te kaloji ky muaji shenjt dil dhe futi nje brisk popullit.

    • Gerti: 19/04/2021 19:40

      I mor trap, gomar me kanun.

    • Miku: 19/04/2021 19:37

      O mjeshter, nuk jemi ne mesjete ketu! Ka polici, gjykata. Ç'taksirat ka fisi se çohet njeri edhe ben veper penale? Mbahu, se njerezit nuk ndahen ne kaurre e myslimane, por nente ndershemndhe te pandershem.

  • vera: 19/04/2021 18:52

    Lirojeni se eshte me kartele,,,,sapo e nxorri imami i xhamise...///

    Përgjigju
  • vjosa: 19/04/2021 18:50

    KY DUKET NEN DEPRESION,,OSE DIKUSH MUND TA KETE SHARE NGA NENA,,,,,SHQIPTARI NUK TE DURON KUR E SHAN NGA NENA.....NE FYTYRE DUKET DJALE I MIRE...

    Përgjigju
  • BENI: 19/04/2021 18:46

    LERENI SE KA QENE NEN EFEKTIN E ALKOOLIT,,,APO TE DROGES....LERENI TE RIUN,,,,SE NUK E KA PATUR ME QELLIM TE KEQ,,,,...

    Përgjigju
  • Ergys: 19/04/2021 18:10

    Per nje te semure psiqik duhet te rrezikojn jeten qytetare te pafajshem,nuk me duket e arsyshme . Ai sot shkoj e sulmoj njerez ne xhami ,po kush garanton qe po ta lirosh neser ai mund te sulmoj ndonje shkoll dhe te bej nje tragjedi te madhe atehere,atehere duhet te izolohet? Nuk mund te sakrifikosh jeten e qytetareve te shendoshe menderisht me nje te semure psiqik dhe per me teper i rrezikshem. Gjylperen e mos te ket fuqi me ngrejt breket e veta.

    Përgjigju
  • Kistra: 19/04/2021 17:55

    Akt i mjere, i denueshem, i paprecedent tek ne! Sherim te shpejte te te lenduarve, dhe zbardhje e shpejte e motiveve te ketij veprimi!

    Përgjigju
  • LORA: 19/04/2021 17:38

    Vetem hetimi me themel i finances se ketij r.nikollit mund te zbuloje intencionet e aktit te tij te mirfillte terrorist. Besoj se do te marre ligjerisht ndeshkimin e merituar. Ne Shqiperine tone nuk do te suksesojne dot planet antishqiptare ,te cdo adrese qofshin,tper prishjen e tolerances shekullore fetare.Jemi vend shume i vogel,qe e njohim pothuaj te gjithe njeri-tjetrin.

    Përgjigju
  • Ateisti: 19/04/2021 17:07

    Terorristet e vertet jan kto qe i bien ne koke me shkelma nji te smuri psiqik.! Turp arrestoni dhe dhunuesit .!

    Përgjigju
  • JamKushJam: 19/04/2021 16:52

    Bravo atyre burrave qe e neutralizuat e kapet dhe s'e late te ikte. Ju ruajt Zoti!!!!!!

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 19/04/2021 16:45

    Rudolfi esht djali axhes shefit komisarjatit lezhes Nik NIKOLLAJ

    Përgjigju
    • Altin: 19/04/2021 20:25

      Shefi lezhes eshte mirditor ndersa ky eshte nga klosi i matit cia fut kot. Shume here shkruan kunder shefit te lezhes, kushedi si i ke punet me te e shfryhesh duke shpifur ketu.

    • Agron Aljijaj: 19/04/2021 20:00

      edhe e ka fajin axha? lerini keto se te kerkoshe me shume dele ne nje fis me ty

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet