Kongresi i PS/ Zbardhet programi, ende mister kandidatura për Durrësin
Kryetari i PS -së Edi Rama
Report Tv zbardh programin e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste që do të mbahet ditën e shtunë. Një nga shtyllat kryesore të kongresit është edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar Bashkie, të cilët tashmë kanë marrë konfirmimin për rikandidim apo si kandidatë të futur rishtazi. Në program bie në sy që në pjesën më të madhe të bashkive kryesore kandidatët janë konfirmuar, por Bashkia e Durrësit mbetet ende pa kandidat. PS ka vendosur që kandidatët që kanë tre mandate të mos rikandidohen siç është edhe rasti i Vangjush Dakos, por për zëvendësimin e tij duket se Rama nuk ka ende një kandidaturë.
Siç edhe Durrësi, edhe Qazim Sejdini, kryebashkiaku i Elbasanit ka bërë tre mandate, por këtu është gjetur kandidatura. Gledian Llatja, që mban postin e Prefektit të Qarkut do të mbajë fjalën në Kongres për të shpalosur platformën e tij elektorale.
Konfirmim për kandidim për kryebashkiak të Lezhës ka marrë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili e ka shfaqur që herët ambicien për të garuar përball Fran Frrokajt.
Platofrmat e tyre, për tu kërkuar qytetarëve një tjetër mandat 4 vjeçar si kryebashkiak, pritet ti lexojnë në Kongres edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Majlinda Bufi në Roskovec.
Tirana do të jetë i vetmi qark, që veç kandidaturës tashmë të rikonfirmuar të Erion Veliajt për një mandate të dytë do të prezantohen edhe kandidatët për Këshillin Bashkiak.
Ndërkohë veç pikës “Bashkia që duam”, shtylla kryesore të kongresit do të jenë platforma e bashkëqeverisjes, programi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë si dhe Reforma Zgjedhore e Vota e Emigrantëve. Punimet e Kongresit do të hapen me fjalën përshëndetëse të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe pas prezantimit të kandidatëve për kryebashkiak do të mbajë fjalën kryeministri Rama.
Programi i Kongresit Elektoral të PS
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.1%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Ylli Pata: Deputetë nga interneti: pse Rama kërkon kandidatë jashtë PS?
29 Korrik, 18:29
-
Kongresi i PS/ Delegatët votuan për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
28 Korrik, 16:14
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05
-
Kongresi i PS, Spiropali: Shumë kanë hamendësuar se kush ikën e kush vjen! Betejën se kemi me ata që janë për faqe të zezë, nuk qeverisin dot as veten në opozitë
28 Korrik, 12:30
-
Xhafaj: Të lëmë mënjanë mëritë e qejfmbetjet, na duhet energji e re në PS! Qëndrimi i Ramës për 'përgjegjësi individuale ndaj drejtësisë', i duhuri
28 Korrik, 12:02
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik, 07:33
-
Agron Gjekmarkaj: Kronikë grimcash nga Kongresi dhe jeta e të mëdhenjve në dy javë
20 Dhjetor 2023, 12:13
-
Zaloshnja për Report Tv: Kongresi i PS tregoi se Rama s’ka rivalë politik dhe as në parti! Opozita e ndarë në tre copa nuk e konkurron dot
11 Dhjetor 2023, 14:01
-
E PLOTË/ Rama në Kongresin e PS-së: Shqipëria në BE, amaneti ynë që do ta shlyejë kjo forcë qeverisëse
8 Dhjetor 2023, 19:03
-
Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë
8 Dhjetor 2023, 16:36
Vote per DAKON shkaterrim I DURRESIT
PërgjigjuVangjush Dako eshte ikona e PS Durres dhe njeriu qe unifikohrt me drejtimin e duhur te Bashkise! Ec aty Van Dako!
PërgjigjuEd Rama ne rast se do te fitish Durresin vendis nje durrsak nga familjet e vjetra , qe ti dhimbeset Durrsi dhe te punoj jo si ata qe deri sot vec e demtuan ate . Ke dhe ti gjak dursaku prandaj vepro . Gjushi eshte cikel i mbyllur
Përgjigju