TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha përshëndeti vendimin e Bankës së Shqipërisë për vendimin e  pezullimit të pagesës së kredive, një nga masat e propozuara nga PD. Por ai i bën thirrje qeverisë që të zbatojë edhe masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga selia blu.

"Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël! Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!", shkruan Basha.

Postimi i Lulzim Bashes