TIRANË- Audioja e shpërndarë në Whatsapp e një vajze, sipas së cilës vjehrra e motrës së saj konfirmonte 12 raste në Shqipëri dhe se shteti e fsheh ËSHTË E PAVËRTETË! Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një informacion i tillë është falso, i cili është shpërndarë nga një person i paidentifikuar ende për motive të paqarta, teksa qetëson të gjithë qytetarët se do të jetë transparente me shifrat në rast se do të ketë persona të dyshuar. Teksa bën thirrje të mos u besojnë asnjë informacioni që vjen në rrugë jo zyrtare, Ministria e cilëson këtë mesazh dashakeqës, duke bërë një paralelizëm me ato thirrje që u përhapën për tërmetin e 26 nëntorit.
"Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media. MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike", njofton ministria.
G.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27%
-
Keq
59%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 371
Lajme të tjera
-
Dy muaj e gjysmë jashtë funksionit, pamjet nga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Urgjencën e QSUT-së! Vijon puna për rikthimin në normalitet
23 Prill, 09:13
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
QSUT 4 muaj pa shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati
22 Prill, 13:32
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni
15 Prill, 11:24
-
Dita Ndërkombëtare e Romëve, Koçiu: Fuqizim i dijeve dixhitale për punësimin e të rinjve të komunitetit rom dhe egjiptian
8 Prill, 15:41
-
ISHP kryen për herë të parë analiza të thella gjenetike për viruset respiratore
29 Mars, 22:38
-
5310 pacientë me Parkinson në Shqipëri, ilaçi madopar ende mungesë! Vëzhgimi i Report Tv: S’gjendet në farmaci
26 Mars, 17:07
-
Nga modeli i kullave, shtimi i dhomave teke në pediatri deri te pavionet për pacientët obezë hyjnë në fuqi normat e reja për projektimin e spitaleve private dhe publike
21 Mars, 11:53
-
Ilaçi për kollën ‘Bisolvon’ shitet trefish më shtrejntë! Sqarimi i Agjencisë së Barnave: Çmimi është rritur, diferenca mes farmacive prej stokut
11 Mars, 12:54
-
PD: Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë pa kushte, rrezikohet shëndeti i pacientëve
4 Mars, 14:47
-
Ministrja Koçiu: Nga ky vit, specializimet për mjekë familje dhe urgjence pa testim! Vlerësimi në bazë të mesatares
1 Mars, 14:55
Na mbyten katunaret! Kapeni dhe futeni ne burg kete hale!
Përgjigju