TIRANË, 4 Maj /ATSH/-Kandidati për kryebashkiak te Tiranes i PD-se, Halim Kosova, u takua sot pasdite me qytetarë në tregun e Pazarit të Ri duke dëgjuar shqetësimin e tyre, duke ofruar si zgjidhje kredi me interes zero me garanci nga Bashkia.
Kandidati Kosova takoi banorë të Tiranës pranë Sheshit Avni Rustemi dhe dëgjoi shqetësimet e tyre teksa u ndal tek Pazari i Ri, ku gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret shpjegoi se dy prej nismave për uljen e kostove që mbajnë lart çmimet në treg dhe për punësimin. "Ne kemi një projekt ku Bashkia të luajë rolin e rregullatorit, që prodhimet e fshatrave të Tiranës të vijnë këtu me një kosto të ulët që të mos rëndojnë qytetarët", tha Kosova.
Po ashtu, ai pohoi se "Kemi ndërmend që ta zgjerojmë dhe të rrisnim mundësitë, që qytetarët, të rinjtë, kush ka një ide, një iniciativë, të ketë mundësi të marrë një kredi me zero interes, me ofrimin e garancisë në bankë nga Bashkia, në mënyrë që jo vetëm të keni mundësi për ju dhe familjen tuaj, por edhe të punësoni njerëz të tjerë", nderkohe qe u bëri thirrje që ta vlerësojnë 21 qershorin si një datë për kthimin e shpresës. /i.v/ /a.ke/