PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/.- Qeveria e Kosovës në një mbledhje sot pasdite aprovoi vendimin për miratimin e buxheteve për vitin 2015 për komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicën Veriore, Leposaviçin dhe Zveçanin, pas riaprovimit nga kuvendet e këtyre komunave me shumicë serbe.
Nën drejtimin e kryeministrit Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën mori vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore. Kryeministri Mustafa, në fillim të mbledhjes foli lidhur me raportin tremujor financiar të qeverisë duke theksuar se, përkundër argumenteve për uljen e shpenzimeve këto nuk e minimizojnë atë se të gjithë duhet të sillen në mënyrë të ndërgjegjshme ndaj pasurisë qeveritare./b.j/ /a.ke/







