KQZ kërkon nga Kuvendi 393 punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025

KQZ kërkon nga Kuvendi 393 punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025

KQZ

Tirane- KQZ kërkon nga Kuvendi punonjës shtesë për zgjedhjet e pranverës 2025.

Për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikohen të punësohen në total 393 punonjës me kohë jo të plotë pune.  Nga këta 58 do të punësohen  këtë vit me afat kohor mesatarisht 2 muaj për nevojat e institucionit.

 

"Me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve fillon menjëherë përgatitjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të vitit 2025. Organizimi dhe miradministrimi i zgjedhjeve kalon përmes një procesi rregullator dhe më pas vijon me veprime konkrete për implementimin e infrastrukturës zgjedhore.

Realizimi i detyrave si implementimi i teknologjisë në zgjedhje, kontrolli i financave të partive politike, keqpërdorimi i aseteve publike, monitorimi i fushatës, edukimit zgjedhor që burojnë nga Kodi Zgjedhor dhe aktet ligjore në fuqi, kërkojnë kapacitete njerëzore të mjaftueshme dhe të kualifikuara. Duke marrë në konsideratë punën intensive për një periudhë të shkurtër kohore, për realizimin e procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekruton punonjës me kohë jo të plotë pune" shkruhet në dokumentin e KQZ-së. 

Kategoria e punonjësve që kërkohet të punësohen me kohë të plotë janë specialist, operatorë, magazinierë, teknikë të mesëm, specialist të ndryshëm, fotokopjues e postierë, informon gazetarja Esiona Konomi. Në dokumentin që mban datën 11 tetor KQZ ka renditur me detaje dhe rolin që do të kryejë secili nga këto punonjës në përgatitjen e procesit zgjedhor.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet