KQZ teston pajisjen e identifikimit elektronik, Celibashi: Teknologjia shmang tentativat e votimit disa herë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve. Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se është krijuar një sistem i tillë shmang tentativat e votimit disa herë. Celibashi tha se numri i pjesëmarrësve që do të marrin pjesë në zgjedhje do do të jetë në kohë reale.

'Kemi përmirësuar ndjeshëm gjithë sistemin e protokollimit të rasteve kur për arsye objektive nuk mund të bëhet identifikimi biometrik i votuesve. Sistemi është i tillë që nuk lë shkak dhe mundësi për këdo që në mënyrë manipulative kërkon të shmangë identifikimin biometrik. Një votues nëse do të përdorë një mënyrë për ta  shmangur identifikimin biometrik do jetë qartësisht e evidentuar se për çfarë arsyesh. Kemi pasur raste që i kemi identifikuar ku votues të caktuar ka gjetur mënyrën e shmangies së vënies së gjurmës së gishtit. Tashmë me një sistem më të mirë të operatorëve  besoj se procesi i identifikimit biometrik do të jetë më mirë i realizuar.

Gjë e shtuar në këtë sistem është transmetimi në mënyrë periodike i të dhënave mbi pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve. Për herë të parë falë kësaj teknologjie, ne do kemi të dhëna reale mbi numrin absolut të pjesëmarrësve në votim, nuk do ta bazojmë përqindjen në sondazhe por në faktin konkret dhe ne këto të dhëna do t’i bëjmë publike. Edhe vetë operatorët e kanë të qartë, zhvilluan një proces intensiv trajnimi dhe nëse ka një gjë që kanë kuptuar është se nuk duhet të vendosin gishtat në pajisjet e identifikimit biometrik. Nëse ky do të jetë rasti, votuesi që për arsye më shumë subjektive nuk lë shenjën e identifikimit, duhet të firmosë kuponin e pajisjes dhe te lista e zgjedhësve', tha ai.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri testimin e pajisjeve për votimin elektronik, ku do të implementohet më 14 maj në 3 bashkitë Elbasan, Kamëz e Vorë. Celibashi tha se votimi elektronik garanton 100% votën e fshehtë, ndërsa i kërkon partive politike të mos ngjallin skepticizëm.

Si do të kryhet votimi elektronik?
Qytetarët do kryejnë procedurat e identifikimit dhe të bëjnë bëjnë zgjedhjen e tyre në sistem për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Në rast se duan ta ndryshojnë, mund ta heqin dhe të zgjedhin emrin e një kandidati tjetër. Më pas shfaqet fleta e këshilltarëve bashkiakë. Kur të përfundojë procedura e votimit, qytetari mund të presë që të printohet letra për ta parë vizualisht. Në fund të të gjithë procesit të votimit, sistemi do arrijë që të nxjerrë rezultatin final brenda pak minutash.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic