Kuvendi i shtatorit pritet me interes nga demokratët për të parë linjën politikë që kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të paraqesë. Duke bërë një analizë politike të opozitës, anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko thotë se për demokratët Basha duhet të vërtetojë se është shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.
Për ta bërë këtë sjell një paralelizëm me telenovelën turke “Kosemi”.
"Në një nga televizionet publike është “Kosemi” një telenovelë turke. Është një princ që ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, dhe është një zë i dytë, figurë imagjinare, që e kthen në personalitet të dyfishtë që dëgjon zërin ‘e djallit’ dhe e nxit të veprojë ndryshe nga çfarë duhet bërë.
Uroj që zotit Basha, në të ardhmen të mos i krijohet një iluzion, të dalë një zë i dytë, përtej zërit të ndërgjegjes, në kushte normale, e ta fusë në rrugë të gabuar. Uroj që zoti Basha të mos ketë armik vetveten.
Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është rrisku i vetvetes. Basha duhet të rishpikë vetveten. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës të bëra së bashku me Berishën. Nuk mund të justifikohet që fajin e kishte Berisha. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës” tha Bejko
Gazetari: Po a ka anëtarë se 25 mijë morën pjesë në votim?
"Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë. Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion" tha Bejko për Report TV.
Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.
Lajmi kryesor:
Roland Bejko në Report TV: Kuvendi i shtatorit me linjë të re politike! Basha të reflektojë të mos e kthejë në parti kryetari
S.G/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
-
Alban Daci: Më mirë vetëm se i keq shoqëruar
10 Nëntor, 22:19
-
Basha nxjerr videon: Ndarja e politikës me krimin prioritet, rasti Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i bandave
10 Nëntor, 18:40
-
Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës, projekt korruptiv
9 Nëntor, 15:58