Krem kungujsh (Creme de Courgettes )
Përbërësit:
4 kunguj (700 gr)

1 thelb hudhër i shtypur lehtë
Trumëz e freskët ose e tharë sipas dëshirës
4 lugë gjelle vaj ulliri
1/4 lugë gjelle me kripë
Piper i zi i sapo bluar
700 ml litër lëng pule
12 gjethe borziloku
djath (La Vache Qui Rit) 4 djathe bebe
Përgatitja:
Në vaj ulliri hedhim kungujt me hudhrën dhe trumëz, shtojmë edhe lëngun e pulës. Pasi ziejnë për 10 minuta përbërësit I kalojmë në misker duke I bërë në formën e një kremi më pas I shtojmë djathin bebe dhe e frulojmë përsëri.
Në fund I shtojmë borzilok dhe piper të zi dhe më pas është gati për ta servirur.
MC/Shqiptarja.comKomente

