Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?

Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?

Për të gjithë ju që thoni, Berisha s’kishte faj në 21 Janar, unë kam disa pyetje: 

- Po sikur Edi Rama të vrasë nesër në bulevard 4 protestues demokratë të pa armatosur dhe të palgosë 20 të tjerë? 
- Po sikur Edi Rama ti japë urdhër shefit të gardës të hap zjarr nesër në turmë?
- Po sikur Edi Rama të dalë në TV dhe ti thotë Berishës: “kam vendosr 5 snajpera dhe po ta mbajti ty afrohu?”
- Po sikur Edi Rama pasi të vriten nga garda të dalë dhe të thotë që ata u vranë nga njerëz brenda turmës me çadra pistoletë dhe thika me helm?
- Po sikur Edi Rama pasi ti vrasë, të fishijë të gjitha videot e  kryeministrisë që të mos i marr prokuroria?
- Po sikur Edi Rama pas vrasjes të urdhëroi policinë mos egzekutoj 6 arrestimet e shefave të gardës?
- Po sikur drejtori spitalit të dalë nesër pas autopsisë së kufomave dhe të thotë: “Janë vrarë nga 2 metra distancë?”
- Po sikur pas një jave Edi Rama të ngrejë komision hetimor për të akuzuar Bajram Begën, Sali Berishen, Altin Dumanin dhe Vlora Hysenin për grusht shteti?
- Po sikur pas vrasjes 4 demokratve, prokuroria mos guxoj 13 vjet ta pyes as për dëshmitar Edi Ramën nga frika?

Përgjigjet i pres nga ata demokratë të cilët kanë bërë thirrje që nesër populli duhet bëjë kryengritje që të rikthehen në pushtet Monika, Meta, Berisha, Mediu dhe Fredi Beleri.
Nuk e di, nëse ka shqiptarë që do jepnin jetën për të rikthyer në pushtet këto fytyra por
gjithsesi pyetja publike shtrohet: 
A do e quanin të pafajshëm kryeministrin Rama, nëse ai nesër vret 4 demokratë të pa armatosur ashtu siç bëri Berisha me socialistët?

Përgjigjen duhet ta japin ata që mbrojnë pafajsinë e vjrasjeve në bulevard të 4 protestuesve socialistë që as nuk kaluan gardhin.
Çfarë mendoni se duhet bëjë nesër garda e republikës dhe çfarë urdhrash duhet marrë?
Populli kishte të drejtë të protestonte edhe në 21 janar, por ka të drejtë edhe nesër në 7 tetor.
Pse e drejta e vrasjes legjitimohet vetëm kur urdhëron Berisha?
A do e mbronin analistët nesër në mbrëmje Ramën nëse do vriste, ashtu siç bën dhjetra gazetarë me Sali Berishën?

As Ramiz Alia nuk guxoi të vrasë në bulevard.
Jo Jo, Edi Rama nuk do të guxoj të vrasë, sepse askush nuk shpëton dot nga burgu, as ai që urdhëroi 13 vjet më parë….
Drejtësi e vonuar, por jo e harruar…….

Lërini të ndezin zjarre dhe të djegin veten e tyre përjetësisht në pokitikë

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bert: 06/10/2024 15:44

    Po ka. Kushdo qe tenton te thyerj rendin kuahtetues dhe te puahtoje institucionet e shtetit duhet vrare si qen ne mes te bulevard... Gjithmone kushdo qe ta drejtoje kete vend detyre thelbesore ka te ruaj institucionet.

    Përgjigju
  • kresha: 06/10/2024 15:06

    A Dylber o Dylber paske ngel pa lek dhe po lepihesh ketej, normal se ja ke pa hajren Saliut tashme dhe ketej/pertej YLBER-it

    Përgjigju
  • xhelati: 06/10/2024 14:46

    SALIU ME BASHEN ,E PRENDIN DUHET TI BEHET GJYGJI ATY NE BULEVARD,,,ATY KU ATA VRANE 4 VETA KOT ME DUAR NE XHEPA,,ATY TE VRITEN....DHE NUK KA NEVOJE PER GJYGJ...

    Përgjigju
  • Kreshnik: 06/10/2024 14:22

    Po ngushtohet laku, prandaj po ndodhin keto protesta te sajuara. Jam demokrat por nuk pajtohem kurrsesi me vrases.

    Përgjigju
    • Partia: 06/10/2024 15:26

      Ti demokrate ke pas gruan, por ia shite drejtorëve te Rilindjes per nje vend pune. E puth akoma ne buzë, apo i vjen ere?

  • Mara emigrante ne Itali: 06/10/2024 14:17

    Bravo Kreshnik e vetmja here qe analizon si duhet.Po ti bene Edi qe te nesermen e 21 Janarit do te ishte ne burg dhe rrezik per jeten , ndersa keta qe shkateruan drejtesia kerkon prova , ajane prova te gjitha ato qe kane bere sala , luli dhe likja , ku eshte drejtesia ?????¿kjo nuk eshte drrjtesi por sa per ti hedhur hi syve popullit .

    Përgjigju
    • STAMO: 06/10/2024 15:27

      Z,Kreshnik jeni nje pene kombetare do ti duesh kombit me mendimin tend ,inteligjencen tende,kur lexoj shkrimet etua nuk e di pse me duket vetja i ditun flm shum per analizat tua ,sinqerisht faleminderit

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime