Kreshnik Spahiu: Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetësinë shqiptare

Kreshnik Spahiu: Aurela Basha ka të drejtë që refuzon pasaportën dhe shtetësinë shqiptare

Holanda, ashtu si Gjermania, nuk lejon të drejtën e mbajtjes së dy shtetësive.

Me pak fjalë, një shqiptar që kërkon të jetë holandez, duhet ligjërisht të heqë dorë nga pasaporta kuqezi, si dhe nga shtetësia shqiptare.

Shumë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Holandë e kanë bërë këtë zgjedhje sepse kërkojnë që në karrierë apo biznes të trajtohen të barabartë me shtetasit holandezë.

Të gjithë ne i mirëkuptojmë emigrantët shqiptarë, që në kërkim të një pune apo jete më të mire, heqin dorë nga pasaporta shqiptare pasi i kanë humbur shpresat në Shqipëri, pasi atdheu dhe shteti i tyre nuk i ka vlerësuar, madje u ka mbyllur derën.

Por lind pyetja pse Aurela Basha, që prej 20 vitesh ka braktisur Holandën dhe jeton në Shqipëri, nuk e lë pasaportën holandeze dhe të ri-marrë shtetësinë shqiptare?

Aurela nuk është holandeze, por as norvegjeze autoktone si gruaja e Albin Kurtit, e cila me të drejtë, ruan origjinën e kombit të saj skandinav.

Aurela është nga Tepelena 100% dhe s’ka aspak gjak holandez.

Gjithesi Aurela Basha ka disa arsye legjitime që refuzon të marrë pasaportë shqiptare, sepse:

– Ajo nuk ka besuar kurrë që Shqipëria bëhet dhe që mund të ndryshojë.

– Ajo s’ka besuar kurrë që bashkshorti i saj, do realizojë premtimet që jep në public.

– Sepse ajo s’ka ndërmend të votojë për Partinë e Sali Berishës, sepse ajo e di çfarë po heq burri i saj nga presioni Doktorit.

– Ajo s’ka fare besim, që ajo do jetë një ditë First Lady e shqiptarëve, prandaj nuk i duhet shtetësia shqiptare.

– Ajo nuk beson se burri i saj do bëhet kryeministër i shqiptarëve.

– Ajo e mban ende një shteg të hapur për t’u rikthyer dikur në Holandë me fëmijët e saj, kur burri të japë dorëheqje nga privilegjet e politikës.

Të gjitha këto po i them me etikë dhe transparence, sepse e njoh Aurelën nga afër personalisht, dhe ndryshe nga bashkëshorti i saj, unë e vlerësoj, sepse ajo ka më shumë karakter dhe më shumë besë se ai.

Padyshim, që ajo gëzon respekt më të madh se i shoqi.

Mirëkuptojeni Aurelën pse nuk merr shtetësinë shqiptare, sepse ajo e di më mirë se ju, çfarë do ndodh në Shqipëri.

Unë i jap shumë të drejtë Aurelës që e quan veten holandeze dhe refuzon pasaportën shqiptare, sepse edhe unë ashtu do të veproj, ditën kur të bindem se Shqipëria nuk bëhet.

Gjithsesi, uroj që ajo ditë për mua, mos ardhtë kurrë.

Larg qoftë o Zot…..

Gjithsesi, populli thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”

Kur refuzon shtetësin shqiptare, ajo që pretendon me qenë zonjë e parë e Shqipërisë, pse jo ne qytetarët e thjeshtë….

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974