Kreshnik Spahiu: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës me mandatin dhe vulën?

Kreshnik Spahiu: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës me mandatin dhe vulën?

Brenda 24 orëve Rama dhe Berisha kanë zyrtarizuar dy pazare politike:

- zyrtarisht Sali Berishës nuk do i hiqet mandati deputetit pavarësisht mungesës 6 mujore në parlament.

- zyrtarisht PS-PD konsoliduan qëndrimin se Komisioni parlamentar Xhafa do jetë kundër reformës në drejtësi dhe kundës SPAK

Të dyja pazaret Rama-Berisha  ndodhën:

- në valën e të nxehtit 40 gradë kur njerëzit janë në plazhe dhe nuk ndjekin politik

- në kulmin e kampionatit Europian kur njerëzit shohin futboll dhe jo politik.

- në valën e disa skandaleve, kur SPAKU po ju bën rreshtore të dy palëve.

- dy javë përpara se të mbërrijë ambasadori i ri amerikan  David Kostelançik.

Pse Rama po mban një standard ndryshe nga Arben Ahmetaj që ju hoq mandatin pasi nuk shkoi në parlament 6 muaj?

Po pse kjo zbythje e Edi Ramës në luftën kundër Non-Gratave?

Sepse ata në thelb nuk ka qenë kurrë kundër njëri-tjetrit. Marrëveshja e tyre e 2008 me ndryshimet Kushtetuese dhe Sistemin elektoral vazhdon.

Ajo u rinovua 2 muaj më parë dhe pika kryesore ishte Amnistia penale e njëri-tjetrit.

Çdo pikë e marrëveshjes synon, arritjen e qëllimit që drejtësia e re të mos i prek.

Marrëveshja Rama-Berisha garanton “paprekshmërinë”.

Rama po i jep çdo gjë Berishës: Vulën, partinë, mandatin, buxhetin, logon, bllokimin me komision të SPAK etj etj.

Pyetja 1 milion është: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës?

Fatura politike do të jetë e lartë.

Berisha duhet të heshtë pas zgjedhjeve dhe të pranoj humbjen duke qetësuar turmat se do fitojnë pas 10 vjetësh kur të bëhet 94 vjeç.

Berisha duhet mbaj peng opozitën pa parti të reja dhe ta mbaj aty në opozitë deri sa të vdes.

Berisha duhet ja lërë partinë vajzës sepse Rama ka interes të vazhdoj ndeshjen e shitur me kundërshtar Non-Grata nga amerikanët.

Me pak fjalë Rama sapo fitoi zgjedhjet në tavolinë. Votimi në Prill do jetë formal se rezultati dihet. Kjo ndeshje politike është e trukuar.

Rama e ka blerë portierin e ekipit kundërshtar.

Por ndryshe nga blerja me lekë e futbollistëve, ai e bleu Berishën me klering, fare lirë sepse e kapi peng me dosjet e tij.

Okazion i gjësë gjallë, me ulje çmimi sezonal.

Loja vazhdon….

Populli voton, Rama-Berisha numëron.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje