Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu

Starsburgu është qyteti i fundit që po i mbyll çdo derë Partisë Demokratike.

Strasburg ndodhen dy institucionet më të rëndësishme Europiane:

- Parlamenti Europian

- Gjykata Europiane e Drejtave Njeriut

Sytë e partisë janë fokusuar në këtë qytet. Madje edhe protesta e fundit u organizuar në Strasburg nga 30 veta, prej të cilëve 20 ishin deputetët e PD dhe 10 ishin familjarë të tyre.

Po çfarë halli ka PD në Strasburg?

- s’ka hallin e Shqipërisë

- s’ka hallin e partisë

- s’ka hallin e kombit

- s’ka hallin e popullit

Ajo ka dy halle të kryetarit të saj Sali Berisha.

1- Në Parlament Europian i duhet mbështetja politike e euro-deputetëve të Partive Popullore për të bërë deklarata pro kryetarit Berisha.

2- Në Gjykatën Europiane i duhet fitorja e çështjes penlae kundër Gjykatave Shqiptare për dosjen penale të kryetarit Sali Berisha.

Kush është aleati dhe avokati në Stasburg?

Aleat është Greqia dhe avokat është Bejleri.

Për fatin e kaq ky aleati i vetëm i Partisë Demokratike ka dështuar keq në Strasburg.

PD kërkoi një deklaratë për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.

Këtë nuk e arritën dot në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, ndonëse rezoluta për Shqipërinë përfshinte problemet me qeverisjen, por asnjë fjalë për Sali Berishën.

Negociatori në hartimin e deklaratës së PPE ka përfaqësuesi grek Thanasis Bakolas, i dërguari i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis.

Në deklaratën për Shqipërinë, nuk u përmend as emri dhe as burgosja e Sali Berishës. Në një rast të ngjashëm, nuk u përmend as Beleri. Mesa duket, përfaqësuesi i Micotaqisit nuk ia ka dalë t’i bindë kolegët europianë për të evidentuar Berishën dhe Belerin si probleme të drejtësisë.

Pas humbjes politike, shpresohet në zgjidhjen juridike. Gjykata e Strasburgut është shpresa e fundit për Berishën dhe mbështetsit e tij.

Por Gjykata e Strasburgut është vetë iluzion për këto arsye:

- Afati i gjykimit të Gjykatës Strasburgut dhe proçeduara e gjykimit apo e shpalljes vendimit zgjat së paku 3 vjet nga dita e paraqitjes kërkesës.

- Legjitimiteti i kërkesës do jetë i papranueshëm sepse Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ja njohu shkeljen e kufizimit lirise që ishte marrja e pasaportës.

- Gjykata Strasburgut merr në shqyrtim çështje ku të drejtat proçedurale janë mohuar nga Gjykatat shqiptare

- Në trupën gjyqësore nuk ka gjyqtar grek të varur nga partia e Miçotaqis apo nga Athina.

Pas 3 vjetësh edhe zgjedhjet do të kenë mbaruar, por edhe njerzit e kanë harruar.

Partia Demokratike që na premtoi Europën, është e vetmja e izoluar në BE dhe SHBA.

Kur u krijuan nuk na premtuan që rruga në Europë do kalonte nga Athina.

Në fakt i kanë bërë llogaritë gabim sepse Greqia sot është më e dobët në perëndim se Shqipëria.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën

VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën