Kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Report Tv: Kundër hartës së re gjyqësore, cenon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit është kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ. Kreu i Komitetit, Erida Skëndaj e ftuar në ‘Report Tv’ thotë se shkrirja e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë largon shërbimet për qytetarët, të cilët duhet të udhëtojnë me orë të tëra për një çështje gjyqësore në Tiranë.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Skëndaj tha se vakancat e krijuara për shkak të vettingut nuk mund të plotësohen me gjyqtarët e rinj, pasi iu duhet një eksperiencë 8-vjeçare në gjykatën e Shkallës së Parë.

“Ne jemi kundër Hartës së re gjyqësore, e cila pikërisht si zgjidhje për vakancat që janë krijuar propozon shkrirjen e 6 gjykatave të Apelit, që cenon dhe minon aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Një qytetar duhet të udhëtojë për orë të tëra për të marrë drejtësi në gjykatën e Apelit në Tiranë. Kjo është mënyra që gjithë gjyqtarët që kanë mbetur për t’i mbledhur...(...)Sepse gjyqtarët e rinj nuk mund të shkojnë në gjykatën e Apelit pa një sistem karriere, diku tek 7-8 vjet. Nuk mundet pa prek gjyqësorin në shkallë të parë”, tha Skënderi në Report Tv.

Ndalur në shtyrjen e afateve të vettingut, Skëndaj thotë se Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka mbështetur zgjatjen dhe se ishte e nevojshme për të vijuar këtë proces, pasi nëse nuk do të votohej zgjata ky proces do i kalonte KLGJ dhe KLP. Por sipas Skëndaj, nëse vettingu do i kalonte KLGJ dhe KLP, këto institucione do përballeshin me vështirësi pasi vettingu është një proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe KPK iu desh kohë që të konsolidohej.

“Procesi vettingut u mendua i nevojshëm se nëse nuk do kryhej nga ky organ do i kalonte KLGJ dhe KLP, nëse do iu kalonte kjo do krijonte vështirësi sepse këto institucione e kanë të vështirë të kryejnë një proces që nuk e kanë kryer më parë, por nga ana tjetër nuk i kishin kapacitet e duhura sepse vettingu është një proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe KPK iu desh vite që të konsolidohej dhe që të përmirësonte standardin në mënyrën sesi e ka kryer këtë proces Për këtë arsye edhe ne Jemi shprehur pro shtyrjes për të mos penguar standardin e arritur me anë të procesit të vettingut nga KPK”, tha Skënderi në Report Tv.

I ftuar në emision ishte dhe gazetari Xhevahir Zhabina thotë se ndikimi i politikës në institucionet e reja të drejtësisë është prezent.

“Ligjërisht ata nuk kanë asnjë hapësirë për të influencuar se zgjedhja e anëtarëve të lartë nuk i lihet atribut vetëm një institucioni. De facto nëse kanë kontroll është shumë e vështirë për tu zbuluar. Të dukshme jo”, tha Skënderi.

“Fakti që anëtar të KPA dhe KPK kanë qenë anëtar të një administrate ose një tjetre ka ndikim, por është e vështirë për tu vërtetuar. Ndikimi i politikës në institucionet e reja të drejtësisë është aty. (...) Ambasadorët që kanë qenë për vizitë në trupat e vettingut, tregon që mund të jenë të ndikueshëm nga faktorë të jashtëm në vendime. Po duke qenë se është i monitoruar nga ndërkombëtarët, kanë një sy dhe një vesh gjithmonë aty, kjo tregon që rreziku nga ndikimi politik apo ekonomik është aty”, u shpreh gazetari Zhabina.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë